Panorama Sport (Albania)

Ilion Lika: Tirana, kurrë më futboll lagjesh

"Sejdini, trajneri më i veçantë. Halili dhe Idrizi presidentë­t më të mirë. Mund të luaj deri 45 vjeç si portieri i Egjiptit..."

- ADELA MERKO

Mbi 22 vite karrierë të mbushura me suksese dhe zhgënjime, e megjithatë Ilion Lika nuk do të ndryshonte asnjë "presje" nga rrugëtimi i tij. Ka hyrë në të 39-at, por as që e mendon largimin. Për të mos thënë që ka në plan që të thyejë edhe...

Mbi 22 vite karrierë të mbushura me suksese dhe zhgënjime, e megjithatë Ilion Lika nuk do të ndryshonte asnjë "presje" nga rrugëtimi i tij. Ka hyrë në të 39- at, por as që e mendon largimin. Për të mos thënë që ka në plan që të thyejë edhe rekorde, ndërsa përmend portierin 45-vjeçar të Egjiptit, Mohamed ElShenaui. Për një lojtar karriere si ai, Kategoria e Parë ishte e vështirë për t'u gëlltitur, por më në fund ngjitja e Tiranës e ka çliruar. Në një intervistë ndryshe të dhënë për "Panorama Sport", gardiani i bardhebluv­e zbulon shumëçka rreth vetes, duke filluar nga trajneri më i veçantë, e për të kaluar te presidentë­t që ka miqësi.

Mbyllët një sezon të sikletshëm në inferiore, tashmë që u ngjitët a ndihet më i qetë Ilioni?

Të them të drejtën, ishte viti më i sikletshëm i karrierës sime. Por e kaluam shpejt këtë "hall". Shpresoj dhe kam bindjen që kjo s'do të ndodhë kurrë më dhe tani në vazhdim ky klub do të ketë vetëm sukses.

Cili ka qenë qyteti dhe stadiumi më i çuditshëm që hasët në Kategorinë e Parë?

Në përgjithës­i, si kampionat është i çuditshëm. Fushat, ambientet nuk kanë lidhje me Superioren. Një stimul më tepër për t'u rikthyer sa më shpejt ishte pikërisht ky. Shënkollin do përmendja, më dukej sikur po luanim të lagjja...!

Keni hyrë në të 39-at, por në fushë vitet janë thjesht numra. A mendon të qëndrojë gjatë Lika në portë?

Shkoi pak gjatë në fakt... Shikoja Shehin deri më tani dhe më jepte realisht moral, ndaj pse të mos vazhdoj akoma?! Këtë kampionat botëror më bëri përshtypje edhe portieri i Egjiptit, është 45 vjeç! Roli është i atillë që të ofron mundësinë për të pasur jetëgjatës­i në këtë sport.

Çfarë do bëni kur ta mbyllni me futbollin? A keni kryer ndonjë prej kurseve të UEFA-s për trajner?

Dëshira është të vazhdoj në profilin tim. Kurs nuk kam bërë ende, por kam përfunduar Universite­tin e Sporteve dhe gjithashtu Ju-

ridikun.

Tiranës i mungon prej një dekade titulli, mendoni që ky mund të jetë viti i duhur për të gëzuar popullin bardheblu?

Të merrnim titullin këtë vit, do ishte super. Do bënim që tifozët të harronin disi këtë që ndodhi. Por e rëndësishm­e është të bëjmë ekip me baza të forta dhe kompetitiv. Në mos këtë vit, shumë shpejt do vijnë edhe titujt.

Një portier e lexon më mirë se kushdo tjetër lojën e ekipit, gjithashtu kupton gabimet apo mangësitë. Në

kësi kushtesh, mund të na thoni çfarë i duhet Tiranës?

Tirana ka një trajner të aftë, që e di shumë mirë se çfarë duhet. Unë mendoj se plus i madh do jetë ardhja e tifozëve. Me praninë e tyre do të na ndihmonin shumë.

Nëse do ktheheshit pas, çfarë do të ndryshonit nga rrugëtimi që keni bërë në karrierë?

Nuk mund të ndryshoj asgjë. Normal që mund të kem bërë zgjedhje të gabuara, por kjo gjë i jep kuptim jetës. Nuk mund të futemi te kompetenca­t e Zotit.

Zakonisht, portierët edhe shënojnë, por ju nuk e keni bërë ende sefte. Do donit që ta provonit shijen e një goli?

Them se është bukur të shënoj portieri, por kurrë nuk e kam pasur ëndërr. Ndaj, nuk i kam dhënë rëndësi kësaj gjëje.

A ju vjen keq që nuk qëndruat gjatë në Kombëtare?

Aq sa luajta në Kombëtare ishte kënaqësi. Aq ishte e shkruar. Çunat që u kualifikua­n në Europian janë realisht me fat! Ajo është ëndërr e realizuar.

Jeni lojtar i shëtitur dhe rrjedhimis­ht keni pasur shumë presidentë, mund të na veçoni më të mirin?

Do veçoja dy presidentë, me të cilët kam shkuar mirë. Normalisht, kemi pasur dhe përplasje, por këto ndodhin në futboll. Me Refik Halilin gjithmonë i kemi pasur marrëdhëni­et e mira, por nuk mund të mos përmend mikun tim Sinan Idrizi.

Trajneri më i veçantë me të cilin keni punuar?

Faruk Sejdini! Shumë karizmatik, por edhe serioz. Ka një mënyrë të veçantë trajnimi. Ai me besoi portën e Dinamos që kur isha 17 vjeç.

Sulmuesi më i vështirë që keni hasur dhe që ju ka shënuar më shumë gola?

Sulmues ka pasur, por në këto kohëra është e vështirë të gjesh. Momentalis­ht do veçoja Sebino Plakun, ndërsa nga e shkuara janë Vioresin Sinani, Fjodor Xhafa,

Daniel Xhafaj dhe Ligoraq Tiko.

Mbrojtësi më interesant që keni hasur në vite, i cili ju ka ofruar më shumë siguri edhe në portë?

Treshen e Dinamos nuk do ta harroj kurrë. Arjan Pisha, Alpin Gallo dhe Luan Pinari. Ndihesha shumë i sigurt me ta. Mbrojtës tjetër që kishte shumë potencial është pa dyshim Erjon Dushku.

Cili është miku më i mirë që keni në futboll?

Kam shumë miq në futboll. S'po përmend emra sepse mund të harroj dikë dhe do e bëja të ndihej keq.

Meqenëse jemi në atmosferën e Botërorit, për kë bën tifo Ilioni dhe a mund të na parashikon­i finalistët dhe fituesin e "Rusi 2018"?

Tifo bëj për Gjermaninë, por kam përshtypje­n se Botërorin e fiton Spanja.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania