Panorama Sport (Albania)

Gjermanisë i duhet ta mundë Korenë me të paktën dy gola

-

Një grup i komplikuar, ashtu si fitorja e Gjermanisë ndaj Suedisë. Gjermania nuk ia ka dalë ende dhe mund të mos ia dalë edhe në rast se do të fitojë ndeshjen e fundit kundër Koresë së Jugut (i duhet ta bëjë me të paktën dy gola diferencë). Sepse në Grupin F nuk është kualifikua­r askush dhe nuk është eliminuar askush. Prandaj, kampionëve të botës do t'u duhet ndihmë. Meksika kryeson me 6 pikë (+2), Gjermania renditet e dyta me 3 pikë (+0), Suedia e treta me 3 pikë (+0) dhe Koreja e Jugut e fundit me 0 pikë dhe (- 2 diferencë golash). Por, si kualifikoh­et secila skuadër?

GJERMANIA KUALIFIKOH­ET KUR:

- fiton ndaj Koresë së Jugut dhe Suedia nuk fiton kundër Meksikës.

- fiton ndaj Koresë së Jugut dhe diferenca e golave të gjermanëve është më e mirë se ajo e Meksikës apo Suedisë. - barazon ndaj Koresë së Jugut dhe Suedia humbet kundër Meksikës.

- barazon ndaj Koresë së Jugut dhe Suedia kundër Meksikës përfundon barazim dhe pastaj diferenca e golave është më e mirë se e suedezëve. - humbet ndaj Koresë së Jugut, Suedia humbet kundër Meksikës dhe pastaj diferenca e golave të gjermanëve është më e mirë se ajo e Suedisë dhe Koresë së Jugut. MEKSIKA KUALIFIKOH­ET KUR: - fiton ose barazon ndaj Suedisë. - humbet kundër Suedisë, ndërsa Gjermania nuk fiton ndaj Koresë së Jugut. - humbet kundër Suedisë, ndërsa Gjermania fiton kundër Koresë dhe pastaj diferencën e golave e ka më të mirë sesa gjermanët. SUEDIA KUALIFIKOH­ET

KUR: - fiton ndaj Meksikës dhe Gjermania nuk fiton ndaj Koresë së Jugut. - fiton ndaj Meksikës dhe Gjermania fiton ndaj Koresë së Jugut dhe pastaj diferenca e tyre e golave është më e mirë sesa ajo e Meksikës apo Gjermanisë. - barazon ndaj Meksikës dhe Gjermania humbet ndaj Koresë së Jugut. - barazon ndaj Meksikës dhe Gjermania barazon ndaj Koresë së Jugut dhe pastaj diferenca e golave është më e mirë se e Gjermanisë.

- humbet ndaj Meksikës dhe Gjermania humbet ndaj Koresë së Jugut dhe pastaj diferenca e golave është më e mirë se ajo e Gjermanisë dhe Koresë së Jugut. KOREJA E JUGUT KUALIFIKOH­ET KUR:

- fiton kundër Gjermanisë dhe Suedia humbet kundër Meksikës dhe pastaj diferenca e golave është më e mirë sesa e Gjermanisë dhe Suedisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania