Panorama Sport (Albania)

Kejn bomberi i Botërorit, tripletë për... Dua Lipën

“I treti, goli më me fat në karrierë, besojmë deri në fund”

- Përgatiti: ILIR CARA

nglia mori një fitore "tenistike" ndaj Pan amasë, në ndeshjen e dytë të Grupit G, duke siguruar edhe kalimin në fazën tjetër. Kapiteni Herri Kejn u shpall njeriu i ndeshjes dhe me tripletën e tij mori topin në shtëpi, por bëhet edhe golashënue­si më i mirë i Botërorit deri tani. Kejn ka shënuar 5 gola në dy takimet e luajtura, dy ndaj Tunizisë dhe 3 ndaj Panamasë, duke lënë pas Kristiano Ronaldon dhe Romelo Lukakun me 4 gola. Sulmuesi i Totenhemit bëhet lojtari i tretë për kombëtaren e Anglisë që shënon tripletë në Kupën e Botës, ku më parë e kishin arritur Hërst në 1966-ën dhe Lineker në Botërorin e 1986-ës ndaj Polonisë. Kejn bëhet lojtari i parë që shënon në dy ndeshjet hapëse për Anglinë në Kupën e Botës dhe i dyti në botë, pas Latos së Polonisë në Botërorin e 1974-ës. Pas ndeshjes kapiteni i Anglisë nuk e ka fshehur gëzimin për arritjen e ekipit, si dhe për paraqitjen personale. "Fantastike. Jam shumë krenar për shokët e ekipit. Ne po shijojmë Botërorin. Ne jemi përgatitur në çdo detaj, por edhe si ekip dhe si rezultat i kësaj po

vjen edhe loja. Është fantastike që vazhdojmë më tej, por më e shkëlqyer është rruga që e kemi realizuar. Tifozët kanë qenë të mrekullues­hëm, të dy palët kanë qenë "fair", pasi kështu duhet të jetë Kupa e Botës. Duhet ta shijojmë këtë Botëror dhe duhet të vazhdojmë në këtë rrugë e të ecim sa më gjatë. Ne

besojmë shumë në ecurinë tonë, ndonëse na pret një rrugë e gjatë. Duhet të punojmë fort dhe të zbatojmë planin tonë në çdo ndeshje. Edhe ndaj Belgjikës do të hyjmë në fushë për fitore, por të shikojmë se çfarë do të ndodhë", u shpreh Herri Kejn në konferencë­n pas ndeshjes.

GOLI ME FAT- Kapiteni mund të kishte shënuar më shumë se tre gola, nëse trajneri Sauthgejt nuk do ta zëvendëson­te. Për golin e tretë personal dhe të gjashtin për Anglinë, Kejn u shpreh: "Goli i tretë është një nga golat më me fat në karrierën time. Por, si sulmues duhet të tregosh veten e të shënosh në çdo mënyrë, ndonëse disa herë nuk ia del. Shpresoj që ky fat të më ndjekë edhe në vazhdim".

DUA LIPA- Gjatë konferencë­s Kejn është gjendur i befasuar nga pyetja e një gazetari të një televizion­i brazilian, i cili kërkon të dijë se çfarë kënge do të donte të dëgjonte pas tripletës. "Nuk isha përgatitur për këtë pyetje... "One Kiss" nga Kalvin Harris dhe shqiptares Dua Lipa", u përgjigj kapiteni i Anglisë.

LINGARD - "Ndihem i mrekulluar, aq më shumë nga fitorja që arritëm. Kryesojmë grupin dhe shkojmë me besim drejt ndeshjes me Belgjikën. Ndihesh mirë kur je i rrethuar nga shokët. Momentalis­ht po shfaqim një shpirt të lartë si ekip. Besojmë shumë se mund t'i shkojmë deri në fund këtij Botërori, pasi skuadra ka treguar konfidencë, por duhet t'i marrim ndeshjet me radhë", u shpreh Lingrad, autori i golit të tretë, pas fitores me Panamanë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania