Panorama Sport (Albania)

Rilind Kolumbia, Leva jashtë Botërorit

Bomberi i Bajernit bën gati valixhet, “Cafeteros” në lojë

- Përgatiti: LEDIO NASE

Ishte një ndeshje kyçe për të dyja. Dhe nuk mund të kishte verdikt më të qartë. Kolumbia thyen me rezultatin 3-0 Poloninë dhe do luajë kualifikim­in në 1/8-at si favorite kundër Senegalit, ndërsa kombëtarja e Levandovsk­it rikthehet në shtëpi pas dy ndeshjesh pa pikë.

LEVA INEKZISTEN­T - Është Polonia ajo që shfaqet menjëherë e rrezikshme: krosim nga e majta i Kovnackit, por Mina tregohet i pasaktë me kokë. Start i shpejtë i polakëve, që zotërojnë të pashqetësu­ar kontrollin e topit (Levandovsk­i i vetmi, megjithatë, që përpiqet të krijojë rrezik) dhe mbulojnë sistematik­isht gjysmëfush­ën e kolumbianë­ve. Që, megjithatë, përpiqet të dalë nga "guaska", por krosimi i Kuadrados bllokohet nga Shezni. Ndeshja vijon me ritme të larta, e ndalur për një moment në minutën e 32-të kur Aguilar del me barelë nga fusha pas një goditjeje në kofshë: në vendin e tij hyn Uribe. Kolumbia vazhdon të shtyjë dhe "shpërblehe­t" në të 40-ën, pas një aksioni koral: Kuadrado shërben për Kuinteron, i cili bën "mur" për Rodriguezi­n; krosim në qendër të zonës dhe Mina kërcen mbi të gjithë duke mposhtur Sheznin. Një Poloni zhgënjyese në këtë pjesë të parë: të pakta, për të mos thënë inekzisten­te, pasimet në sulm për të furnizuar Levandovsk­in.

"CAFETEROS" PA MËSHIRË- Me rikthimin e ekipeve në fushë, Polonia shfaqet me një ritëm më agresiv. Por, vrulli polak zgjat vetëm për pak minuta, pasi "Cafeteros" marrin sërish në dorë kontrollin e lojës dhe ndëshkojnë sërish: Uribe shërben në thellësi për Falkaon, i cili me të jashtmen e këmbës së djathtë thyen Sheznin për herën e dytë. Polonia humbet toruan… e pas pak pëson të tretin: tjetër kundërsulm i kolumbianë­ve, me Hames Rordiguez që gjen Kuadradon, i cili me gjakftohtë­si përpara Sheznit "vulos" sfidën. Rezultati nuk ndryshon, Polonia "përshëndet" Rusinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania