Panorama Sport (Albania)

Shou e gola në Japoni-Senegal, 2-2 spektakola­r dhe shprese

Ndeshje e ekuilibrua­r, të dyja ekipet u afrohen 1/8-ave

-

Japonia e Senegali, fitueset surprizë të ndeshjeve të para të Grupit H (ku të dyja, tanimë, kanë secila nga 4 pikë), kanë dhuruar spektakël në sfidën e djeshme, të mbyllur me rezultatin 2-2. DOMINIM AFRIKAN - Sfida ka nisur me presing të menjëhersh­ëm të Senegalit, teksa Japonia luan e tërhequr dhe kompakte: aziatikët u besojnë kundërsulm­eve. Afrikanët kanë kontrollin e plotë të lojës dhe shumë shpejt shënojnë edhe golin e avantazhit, që mban firmën e Mane ( por, çfarë gabimi Kavashima!): krosim nga e djathta, Haraguçi zgjat gabim kokën, Sabali godet në qendër dhe portieri japonez grushton shumë keq, në këmbët e Manesë ku bën rikoshetë e ndalet në rrjetë. Kombëtarja niponike, megjithatë, përpiqet të rikthehet në lojë, duke qarkulluar topin në hapësira të ngushta e me vazhdimësi. Kërkojnë, me qetësi, të gjejnë hapësirat, por dyshja Kulibali-Sane është perfekte… deri në minutën e 34-t: harkim nga thellësia, Nagatomo shfaqet pas krahëve të

mbrojtjes senegaleze, kontrollon dhe pason për Inuin. Ky i fundit mat hapësirën dhe me të djathtën dërgon sferën në këndin e portës: gol fantastik! Dy përfaqësue­set do tentojnë golin e avantazhit deri në minutat e fundit të pjesës së parë: si Senegali po ashtu edhe Japonia konfirmojm­ë që fitoret në ndeshjet e para nuk ishin të rastësishm­e.

GOLA E SPEKTAKËL - Për një tjetër gol, ndërkaq, do duhet të pritet minuta e 71-të (megjithëse edhe më parë do ketë raste të shumta nga të dyja palët): Mane shërben Sabalin, i cili kroson tokazi dhe Uague, i vetëm në shtyllën e dytë, duhet vetëm të shtyjë topin përtej vijës fatale. "Samurait" nuk dorëzohen kurrë dhe barazojnë sërish, 7 minuta më vonë: pas një rrëmuje në zonë ku portieri N'Diaje përplaset me Sanenë, topi shkon tek Inui, i cili gjen në zonë Hondën që e ndjek me këmbën e majtë në rrjetë. Konfuzion dhe aksione nga të dyja krahët në minutat finale, por rezultati nuk ndryshon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania