Panorama Sport (Albania)

Pavon-Maskerano, grushte mes tyre

ë dy lojtarët bënë paqe dje, mesfushori ironizoi Nuk më goditi, më përdhunoi

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Ndoshta fitorja e Ni gerisë kundër Is landës dhe sigurisht ditëlindja e kapitenit Lionel Mesi, e festuar edhe paksa në fushën e stërvitjes nga e gjitha skuadra, ka bërë që klima e tensionuar tek Argjentina të shuhet disi dhe në pritje të ndeshjes së tretë, i gjithë grupi të jetë më i qetë dhe i përqendrua­r, pasi me një fitore, fati dhe një rezultat në favor të tyre kundër në sfidën tjetër, Kroaci-Islandë, mund të bëjë që bardhekalt­rit të vazhdojnë aventurën e tyre në këtë Kupë Bote. Gjithsesi, media vendëse dje ka qenë e fokusuar te marrëdhëni­a që do të tregonin në seancën stërvitore dy futbollist­ë në veçanti,

Havier Maskerano dhe Kristian Pavon. Mesfushori veteran dhe sulmuesi i ri duket se kanë qenë dy prej lojtarëve që janë përplasur ashpër mes tyre, pas humbjes së rëndë me Kroacinë. Ai që e ka bërë publik këtë lajm ka qenë Karuzo Lombardi, ishtrajner­i i skuadrës së Tigre, i

cili ishte prezent në ambientet e brendshme të stadiumit, si i dërguar edhe i së përditshme­s "Ole", duke rastisur në momentin e nervozizmi­t mes tyre. Pavon ka qenë shumë kritik dhe ka kërkuar llogari te një mes lojtarëve më të vjetër të përfaqësue­ses, por Maskerano i është kthyer me tone diskriminu­ese, aq sa talenti i Boka Junjorsit nuk është përmbajtur dhe e ka goditur me grusht atë dhe përplasja është ndalur nga një pjesë e stafit teknik. Por dje, duke qenë se edhe kamerat e mediave argjentina­se kanë qenë të shumta në stërvitje, të dy lojtarët kanë vendosur të bëjnë paqe në fund të seancës. Pavon e ka pritur në hyrje të ambienteve të brendshme dhe i ka dhënë dorën, ndërsa pyetjes së një gazetari mbi sherrin, Maskerano iu përgjigj me ironi: "Pavon nuk më goditi, madje më përdhunoi...", dhe u largua duke qeshur.

 ??  ?? Torta 60 kilogramës­he për Lionel Mesin nga pastiçerja Daria Malkina
Torta 60 kilogramës­he për Lionel Mesin nga pastiçerja Daria Malkina
 ??  ?? Lionel Mesi bën shaka dhe përqafohet me trajnerin Horge Sampaoli
Lionel Mesi bën shaka dhe përqafohet me trajnerin Horge Sampaoli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania