Panorama Sport (Albania)

Derbi portugez në stol, Ronaldo kërkon një tjetër rekord botëror

Santos: E di që do të jetë betejë

-

Portugalis­ë do t'i mjaftojë një barazim mbrëmjen e sotme kundër Iranit për të kaluar në fazën e 1/ 8- ave të Botërorit, por skuadra e Fernando Santosit do të kërkojë patjetër fitoren që të provojë shanset për të qenë e para në grupe. Është një derbi portugez mes dy trajnerëve Keiroz dhe Santos, të cilët ritakohen pas 35 vitesh. Dikur, Keiroz ishte asistent tek Estorili dhe Santos ishte lojtari i akademisë së kësaj skuadre. Por, historia është e largët dhe sot do të tentojnë të thyejnë njëri- tjetrin për të arritur historinë në Botëror. Trajneri Fernando Santos ka thënë se do të jetë një "betejë" e vërtetë sepse të dyja ekipet

do të kërkojnë kualifikim­in. "E dimë që nuk do të jetë e lehtë, por do të bëjmë gjithçka. Kam besim te djemtë", tha mes të tjerash Santos. STATISTIKA

Kjo është ndeshja e dytë mes Iranit dhe Portugalis­ë. E para ka qenë në Botërorin e vitit 2006 dhe luzitanët fituan 2- 0 me golat

e Dekos dhe Ronaldos. Ai ishte goli i parë i Ronaldos në një Botëror. Portugalia ka fituar tre nga katër përballjet me skuadrat aziatike në Botëror. Humbja ka ardhur kundër Koresë së Jugut në vitin 2002. Ndërkohë, Irani nuk ka arritur të fitojë asnjë nga 7 përballjet kundër ekipeve europiane në një

Ronaldo kundër Iranit në vitin 2006

Botëror. Ata kanë humbur 6 dhe kanë barazuar 1 sfidë. Ky barazim ka ardhur në vitin 1978 kundër Skocisë. Karlos Keiroz, i cili është trajneri aktual i Iranit, ka drejtuar dy herë Portugalin­ë në vitet 1991-1993 dhe në 20082010. Ai gjendej i ulur në pankinën luzitane në Botërorin 2010, kur skuadra arriti fitoren më të thellë në një Botëror ndaj Koresë së Veriut, 7- 0. RONALDO

Kristiano Ronaldo shënoi kundër Marokut golin e tij të 85- të me kombëtaren portugeze, duke u bërë lojtari europian me më shumë gola, duke parakaluar Pushkashin me 84 gola. Në këtë Botëror, ylli i kombëtares portugeze

do të kërkojë të thyejë një tjetër rekord. Ai do të bëhet golashënue­si më i mirë i historisë së Portugalis­ë në një kampionat botëror. Deri tani numëron 7 gola të shënuar që nga Botërori i vitit 2006 dhe me 3 të tillë do të thyente Eusebion, i cili ka shënuar 9 gola në Botëror.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania