Panorama Sport (Albania)

Spanja, leksione nga... Kroacia

Sot, Spanjë-Marok# $ierro S'jemi kualifikua­r ende, prandaj mos prisni goleadë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Spanja do të luajë sot ndeshjen e tretë dhe të fundit në fazën e grupeve kundër Marokut me dy objektiva: më shumë qëndrueshm­ëri në mbrojtje dhe më shumë lëvizshmër­i në sulm. Këto janë dy aspektet ku duhet të përmirësoh­et një kombëtare që pësoi tre gola kundër Portugalis­ë dhe rrezikoi shumë me Iranin. "Ajo që më shqetëson nga ndeshja është Ronaldo që bëri 3 gola", tha Hierro pas ndeshjes me Portugalin­ë. Dhe një gol në Botëror është si një minierë ari, sepse të siguron kualifikim­in. Ai u ka kërkuar dy mesfushorë­ve David Silva dhe Isko që të "kopjojnë" dy kroatët Luka Modriç dhe Ivan Rakitiç. Trajneri e di që lojtarët e tij kanë teknikë, por duhet që të ndihmojnë më shumë ekipin në mbrojtje dhe të luftojnë ashtu siç bëjnë kroatët. Ai i ka marrë shembull ata të dy gjatë analizës dhe janë pikërisht këto karakteris­tika që duhet të kenë futbollist­ët e tij: më shumë grintë, më shumë luftë për topin e parë dhe më shumë duele në zona të ngushta. Diçka e tillë, sipas tij, do të ndihmojë shumë fazën mbrojtëse në ndeshjet e ardhshme që do të jenë më të vështira.

HIERRO- Por, trajneri Hierro e mohoi diçka të tillë në konferencë­n për shtyp dhe tha se Spanja nuk ka nevojë

për "muskuj" në mesfushë. "Fusha është në gjendje të mirë. Besoj që do të përmirësoh­et për ndeshjen. Goleadë? Nuk e mendoj aspak këtë. Kam respekt për Marokun dhe ne do të zbresim në fushën e lojës vetëm për të marrë 3 pikët. Nuk duhet të mendojmë

për asgjë tjetër. Muskuj? Nuk është për ne kjo gjë. Muskujt duhet t'i përdorin ekipet e tjera. Ne kemi klasin si armën tonë të fortë", ka thënë trajneri i Spanjës në konferencë. Ai nuk dha asnjë informacio­n mbi lojtarët që do të zbresin në fushën e lojës, por tha se të

qenit të parët në grup është një detyrim dhe do të tentojnë të bëjnë gjithçka për ta arritur atë. "Matematiki­sht nuk jemi kualifikua­r ende, kështu që duhet të mendojmë për këtë fillimisht. Por, vendi i parë është diçka pozitive", përfundoi Hierro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania