Panorama Sport (Albania)

Sytë nga Nejmari, statistika­t bëjnë me krahë Brazilin

Marselo lideri i heshtur, urdhëroi të gjithë ekipin

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Nejmari kundër Ko sta Rikës nuk kishte asnjë lidhje me atë kundër Zvicrës. Kritikat bëjnë mirë dhe ato e transformu­an yllin brazilian në një tjetër futbollist. Më altruist, më të shpejtë, më të fortë, më prezent në sulm. Ky nuk është opinion, por janë statistika­t e FIFA-s që tregojnë se sulmuesi 26-vjeçar, në ndeshjen e dytë ishte shumë herë më i mirë sesa në debutimin e Botërorit rus. Pas sfidës me Zvicrën, atë e kritikuan të gjithë se ishte individual­ist, vetëm shtrihej në fushë dhe nuk ishte në lartësinë e duhur. Por, në duelin pasardhës, ai u përgjigj ndaj kritikëve dhe nisi të shkëlqejë dhe të përmirësoj­ë ndjeshëm thuajse të gjithë parametrat e lojës, duke kontribuar në arritjen e fitores. Sigurisht, nga një lojtar i tillë të gjithë presin më shumë sepse mban mbi shpatulla faktin e të qenit lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit. Por, ai vjen nga një dëmtim që e ka mbajtur jashtë fushave për shumë kohë dhe duhet të jetë i qetë që të kapë ritmin e shokëve të skuadrës. Trajneri Tite e tha përpara fillimit të Botërorit se "O Ney" nuk është në 100 për qind të formës së tij, por nëse vazhdon kështu, duket se do të jetë një armë e fortë.

MARSELO LIDER- Dhe pavarësish­t se në letër ai është lojtari më i mirë i Brazilit nuk shihet si lider. Kësaj skuadre i mungon një lojtar i tillë për të ngritur zërin në momentet e vështira, për të marrë kontrollin e grupit. Nejmar u ul në mesin e fushës pas ndeshjes dhe filloi të qante. Diçka e tillë nuk i ka pëlqyer aspak mbrojtësit të Realit, Marselo. Ai shkoi afër dhe urdhëroi të gjithë futbollist­ët që të futeshin në dhomat e zhveshjes. "Boll qave. Mbaroi tani. Të gjithë brenda. Edhe ju të tjerët, mos rrini këtu në fushë", ishin fjalët e mbrojtësit të majtë, i cili gjithashtu shoqëroi Nejmarin në fundin e pjesës së parë dhe shmangu përplasjen e tij me arbitrin. Një lider i heshtur që i duhet shumë Brazilit në këto momente. Të qenit një grup i bashkuar është diçka që vlen shumë në këtë Botëror.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania