Panorama Sport (Albania)

Trondit Pogba, mediton tërheqjen

&ran ' ezi del në mbrojtje të shokut të skuadrës Mos ma prekni Grizmanin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ditën e djeshme, Pol Pogba shfrytëzoi konferencë­n për shtyp për të nënvijëzua­r edhe një herë, nëse është e nevojshme, misionin e "Gjelave" në tokën ruse. Mesfushori kërkon që të rikthejë trofeun në atdhe pas njëzet vjetësh dhe më pas, mbase, t'i thotë "lamtumirë" kombëtares.

Në ekip keni shumë të rinj, a janë të gjithë gati?

Siç e kam thënë edhe më parë në ekip ka shumë të rinj, të cilët janë integruar me më të vjetrit. Është ky pikërisht aspekti që e bën këtë grup një skuadër të madhe, sepse secili jep më të mirën, duke respektuar hierarkitë e duke mbajtur vendin që i takon.

Si është marrëdhëni­a me trajnerin Deshamp?

Ai më këshillon si të lëviz në fushë dhe më përsërit që të mos dëgjoj kritika. Ka besim tek unë dhe gjithnjë më ka mbrojtur, por i tillë është raporti i tij me të gjithë skuadrën, fundja ai ka përjetuar gjithçka po na ndodh ne dhe i njeh mirë dinamikat.

Ndërkohë, i keni kaluar ndonjë këshillë edhe Mbapesë?

E gjithë bota e njeh potenciali­n e tij dhe rrjedhimis­ht edhe ne, ndaj presim shumë prej tij. Është në fazë rritjeje, por kemi aq shumë besim te Kilië, saqë në çdo ndeshje presim të shënojë nga tre gola. Ka një talent

të jashtëzako­nshëm dhe kritikat as që e prekin, ndaj nuk është se ka nevojë për ndonjë këshillë nga unë.

Ndërkohë do t'ju duhet të rigjeni një lojtar si Grizmani...

Ai është një lider i kësaj skuadre. Të gjithë e dimë sa ka kontribuar që ne të jemi këtu,

ndaj mos ma prekni Grizunë (Grizmanin).

Ndeshjet e mira po pasohen me përgëzime. Si ndiheni?

Pa diskutim që komentet pozitive më gëzojnë, por sidomos kur vijnë nga shokët dhe familja. Mund të jetë Botërori

i fundit për mua, sepse në jetë e aq më pak në futboll nuk i dihet kurrë. Marr ngrohtësi nga të gjithë dhe dua t'ua shpërblej me trofeun. Po jap maksimumin për fanellën dhe dua me gjithë shpirt të fitoj Kupën e Botës.

Për ta mbyllur, cilin ekip

do të donit përballë në fazën tjetër?

Skuadra më e mirë e Grupit D është Kroacia. E dimë që nuk do të jetë e thjeshtë, sepse do të na duhet të mundim më të fortët, por duam t'i shkojmë deri në fund kësaj rruge dhe të tregojmë se jemi më të mirët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania