Panorama Sport (Albania)

Botërori rrudh tregun në Tiranë, fanellat mbeten stok

Preferohen Gjermania e Brazili, ndikon mungesa e Italisë

- ARMAND HALILI REINOLD BAKALLI

Kampionati Botëror është një eveni ment që ka jehonë në të gjithë botën dhe Shqipëria ka qenë një nga ato vende, ku interesi ka qenë mjaft i madh. Kjo reflektohe­j, në të gjithë vendin, por Tirana zinte vendin e parë për atmosferë, ku ekipe si Italia, Gjermania, Brazili e Spanja vitet e fundit kishin tifozët e tyre, që përveçse bënin tifo për ekipin e preferuar edhe shpenzonin në aksesorë të ndryshëm. Dhe kur bëhet fjalë për një kampionat botëror, gjëra e parë për të cilën një tifoz shpenzon është pa dyshim fanella e preferuar e ekipit të tij apo lojtarit të preferuar. Dhe kur bëhet fjalë për të blerë një fanellë, i pari vend që të shkon në mendje është tregu "Çam" në kryeqytet, i kthyer prej vitesh në një pikë referimi. "Panorama Sport" ka vizituar disa prej tregtarëve që kanë dyqanet në këtë treg, të cilët me keqardhje thonë se këtë vit shitjet kanë rënë masivisht dhe shqiptarët janë shumë pak të interesuar për kampionati­n botëror, ndërsa fanellat, të cilat janë tërhequr pak më shumë, kanë qenë ato të kombëtares së Brazilit ose Gjermanisë. Me sa duket, një nga arsyet e rënies së shitjeve, ka qenë edhe mungesa e Italisë në këtë kampionat botëror, një kombëtare, e cila ka shumë tifozë në vendin tonë. Në krahasim me këtë eveniment vitet e shkuara, ata shprehen se shitjet kanë qenë rreth 70 për qind më pak.

Deklaratat - "Këtë Botëror ka pasur shumë pak atmosferë dhe këtë e kemi vënë re edhe te shitjet e fanellave, që në krahasim me Botërorët e kaluar, kanë qenë shumë të pakta", na thotë Edi një prej tregtarëve të zonës. "Gjermania vazhdon të jetë një nga kombëtaret, për të cilën ka pak interes, si nga të rritur ashtu edhe nga fëmijët. Mendoj se ka më pak interes, pasi mungon edhe Italia, pasi ka shumë tifozë në vendin tonë", mbyll ai, ndërkohë që një fanellë kushton 1500 lekë për të rritur dhe 100 lekë për të rinj. Ndërsa një tjetër shitës, Mehdiu ka thënë: "Para Botërorit, nuk ka pasur fare interes, por ka nisur të lëvizi pak, pasi kampionati ka filluar dhe kemi shitur ndonjë. Në krahasim me Botërorët e tjerë, shitjet janë të papërfills­hme", sqaron ai. Për Gysin, që gjithashtu shet fanella të kombëtarev­e të huaja, gjendja financiare që po kalon vendi ynë ka ndikuar edhe në këtë drejtim. "Njerëzit nuk kanë lekë për të shpenzuar dhe kjo ka bërë që shitjet

të mos jenë në nivele të mira. Ka qenë dobët, por Gjermania vazhdon të jetë kombëtarja e preferuar e shqiptarëv­e", thotë ai. Ndërsa për një tjetër shitës, Erin, janë fëmijët ata që deri diku kanë detyruar prindërit t'u blejnë një fanellë. "Nuk kemi shitur

pothuajse asgjë në krahasim me të shkuarën. Brazili dhe Gjermania janë të vetmet skuadra që ka pak interes, ndërsa të tjerat zero. Fëmijët janë ata që kanë më shumë qejf për të blerë një fanellë, pasi të rriturit dukshëm nuk janë të interesuar", shprehet tregtari.

Për momentin, nga kampionati botëror që po zhvillohet në Rusi, kanë kaluar 10 ditë dhe shpresat e tregtarëve se mund të shesin masivisht fanella, siç ka ndodhur në të shkuarën, të cilat tashmë kanë mbetur stok, duket se janë shuar përfundimi­sht.

 ??  ?? Mehdiu dhe Edi duke folur për “Panorama Sport”
Mehdiu dhe Edi duke folur për “Panorama Sport”
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania