Panorama Sport (Albania)

Xhaka dhe Shaqiri, në Zvicër provokojnë serbët

Reagon federata: Dënimi i tyre, goditje për ne

-

Në Zvicër dalin hapur në mbrojtje të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit për festën me duart si shqiponjë, ndërsa mediat më prestigjio­ze nuk ngurrojnë të provokojnë serbët. "Dërgoni një foto me shqiponjën në redaksinë tonë ose si mesazh në "Facebook" dhe do t'i publikojmë. Jemi të lumtur dhe në mbështetje të kombëtares tonë". Me këtë mesazh dhe dy flamujt, ai i Zvicrës dhe Shqipërisë, prestigjio­zja zviceriane "Blick" ka nisur fushatën e solidarite­tit në mbështetje të dy lojtarëve shqiptarë, të cilët prej tri ditësh janë vendosur nën një presion të jashtëzako­nshëm pas akuzave nga serbët. Ndërkohë, FIFA ka hapur procedim në lidhje me festimin, pasi cilësohet provokim politik. PRESIDENTI I FEDERATËS

Fakti që FIFA ka hapur një hetim për Xhakën dhe Shaqirin, ka vënë në lëvizje dhe Federatën e Futbollit të Zvicrës, që nuk do kurrsesi që të merren masa ndaj dy titullarëv­e, të cilët janë pjesë e padiskutue­shme e ekipit. Peter Gilieron, presidenti i Federatës së Zvicrës, ka dalë dje në një konferencë për shtyp, teksa ka theksuar se dënimi i mundshëm i Xhakës dhe Shaqirit nga FIFA do të ishte një goditje e rëndë për ekipin. "Kjo është një procedurë disiplinor­e e FIFA-s dhe presim që vendimi të jetë pozitiv për ne. Një dënim i mundshëm i

dy lojtarëve do të ishte një goditje e rëndë për Zvicrën. Nuk kemi diskutuar si do të reagojmë, nëse do të ketë një dënim", ka thënë kreu i federatës, i cili ka komentuar edhe gjestin e Lihshtajne­r. "Kapiteni ka qëndruar para ekipit, që në këtë moment është shumë i bashkuar. Madje, kjo histori do të na bëjë edhe më solidarë. Barazimi me Brazilin dhe fitorja me Serbinë janë shenja të pjekurisë së skuadrës tonë. Trajneri Petkoviç ka bërë një punë të mirë, ai e ka lidhur shumë grupin. Është shumë i rëndësishë­m për skuadrën", deklaroi Gilieron. Ndërkohë, pritet që vendimi i FIFA-s për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin të merret brenda ditës së sotme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania