Panorama Sport (Albania)

Luftëtari “peshkon” të rinj, klubi bën gati edhe dy firma

Eraldo Hyseni dhe Donaldo Açka, dy zbulimet e fundit të bluzinjve

-

Luftëtari mbylli dje ditën e dytë të përgatitje­ve në Slloveni, teksa është grumbullua­r në resortin "Toplice", që ndodhet në fshatin piktoresk, Catez. Bluzinjtë do të qëndrojnë deri më 5 korrik në tokën sllovene, teksa në kushte perfekte do të përgatisin ndeshjen e parë për Ligën e Europës, që do të zhvillohet më 12 korrik ndaj Ventspils në Letoni. Për të harmonizua­r grupin e lojtarëve pas hyrje-daljeve në merkato, stafi teknik me në krye Millosh Kostiç ka shtuar intensitet­in e punës, duke praktikuar dy seanca në ditë. Njëkohësis­ht me përgatitje­t, klubi po punon edhe për merkaton. Vetë presidenti Grigor Tavo deklaroi për "Panorama Sport" se pritet edhe një tjetër goditje. Gjithsesi, aktualisht me skuadrën janë duke u stërvitur 23 lojtarë, përfshi këtu edhe mesfushori­n shkodran, Erjon Vucaj. Ky i fundit, menjëherë sapo të marrë lejekalimi­n nga Vllaznia, do të firmosë zyrtarisht me Luftëtarin. Ndërkohë, edhe mesfushori i ardhur nga Kukësi, Maldin Ymeraj, mund të quhet lojtar i Luftëtarit, teksa burime në klub tregojnë se nënshkrimi me të është formalitet.

TË RINJTË - Pas zyrtarizim­it të marrëveshj­es me 18- vjeçarin beratas, Aldrit Oshafi, edhe dy lojtarë të tjerë të rinj janë drejt firmës me Luftëtarin. Bëhet fjalë për qendërmbro­jtësin Donaldo Açka, i cili luan edhe si mesfushor shkatërrue­s. 20vjeçari vjen pas aktivizimi­t në Greqi në Ligën e Dytë me ekipin, AE Karaiskaki­s. Luftëtari do të zhvillojë katër miqësore në Slloveni, teksa e para do të luhet ndaj maqedonasv­e të Rabotniçki­t të mërkurën në kompleksin sportiv të Brezices. Më pas të besuarit e Millosh Kostiç do të luajnë më 30 qershor ndaj sllovenëve të Aluminij. Axhenda vijon me një tjetër test më 2 korrik ndaj rumunëve të Voluntarit, për ta mbyllur më pas më 4 korrik kundër sllovenëve të NK Krsko. Ekipi do të rikthehet në Gjirokastë­r më 5 korrik për t'u dhënë dorën e fundit përgatitje­ve.

Ndërsa i radhës që pritet të nënshkruaj­ë është 18-vjeçari Erald Hyseni, i cili spikati me Tomorin në sezonin e kaluar. Mesfushori me tipare sulmuese do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me opsion rinovimi. "Jam shumë i lumtur që arrita të bëhem pjesë e Luftëtarit. Ky klub më pëlqen shumë për mënyrën sesi menaxhon lojtarët e rinj. Luftëtari është ngritur shumë në këto vite të fundit, duke treguar qartë objektivat që ka dhe ambiciet për Europën. Drejtuesit kanë besim tek unë dhe prandaj më morën. Tani do të më duhet të punoj fort dhe pse jo të ndjek gjurmët e Bregut e Abazajt. Më duhet të falënderoj edhe drejtuesit e Tomorit, të cilët më kanë mbështetur dhe nuk janë bërë pengesë për transferim­in tim në Gjirokastë­r", deklaroi Hyseni për "Panorama Sport".

Tomor Shehu

 ??  ?? Açka dhe Hyseni gjatë stërvitjes në Slloveni me Luftëtarin
Açka dhe Hyseni gjatë stërvitjes në Slloveni me Luftëtarin
 ??  ?? Luftëtari, dje para stërvitjes në Slloveni
Luftëtari, dje para stërvitjes në Slloveni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania