Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, Shehi e nis nga Radas

Ish-portieri bind kroatin, por ka dilema të mëdha për qëndrimin e Osmanit dhe Muzakës

- LLAZI SARO

Skënderbeu ka filluar të mendojë të ardh men dhe gjithçka është në dorën e Orges Shehit. Pavarësish­t se nuk ka pasur asnjë zyrtarizim për momentin nga ana e klubit bardhekuq, vetë presidenti Ardjan Takaj deklaroi për "Panorama Sport", se është ish-kapiteni që ka marrë në dorë organizimi­n e punëve. "Do të ulemi të vendosim të gjitha piketat për sezonin e ri. Aktualisht, Orges Shehi është njeriu që po me merret me skuadrën dhe në ditët e ardhshme do të bëjmë prezantime­t zyrtare", sqaroi Takaj. Përgatitje­t kanë filluar tashmë dhe vetë Shehi po takon lojtarët, duke krijuar ekipin e tij. Skënderbeu i ri me Shehin në stol po merr formë nga pak. Nuk ka asnjë dyshim që të gjithë lojtarët që janë nën kontratë me bardhekuqt­ë, do të jenë pjesë e ekipit për sezonin e ri, përjashto ndonjë që mund të shitet. I vetmi lojtar i huazuar është Dejvi Bregu. Për sa upërket lojtarëve që janë me kontratë, Shehi si timonieri i ri i Skënderbeu­t ka filluar takimet kokë më kokë me të gjithë lojtarët dhe gjithçka nis me "senatorët". KAPITENI

I pari i kontaktuar sikundër bëjnë me dije burime të sigurta të gazetës, ka qenë kroati Marko Radas. Shehi ka folur personalis­ht me qendërmbro­jtësin dhe i ka kërkuar rinovim të kontratës, madje duke i ofruar edhe një pozicion si kapiten në ekip. "Je kapiteni i ekipit tim", mësohet t'i ketë thënë Shehi kroatit Radas, i cili menjëherë ka shprehur garancinë se do të jetë në fillim të muajit korrik në Korçë për të qenë pjesë e

Skënderbeu­t. Edhe pse mbrojtësi ka oferta nga klube të tjera shqiptare, mësohet se Takaj do t'i plotësojë kushtet. TË TJERËT

Pasi Skënderbeu siguroi kapitenin bardhekuq për sezonin e ardhshëm, bisedimet kanë vijuar edhe me futbollist­ët

e tjerë që u ka skaduar kontrata. Pas Radasit ka qenë radha e Gjergi Muzakës, që është kontaktuar nga ana e ish- kapitenit bardhekuq, tashmë në pozicionin e trajnerit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se edhe Muzaka, ashtu si Radas ka dhënë përgjigje

pozitive, për sa i përket rikthimit në Korçë, që duket se do të ndodhë në fillim të muajit korrik. Mirëpo, në lojë është edhe Flamurtari, teksa Ilir Daja e kërkon ta ketë me vete në Vlorë. Ndërsa, i lëkundur mësohet se është Tefik Osmani. Mbrojtësi është në

dilemë të vijimit të karrierës së tij në Korçë për shkak të familjes, që është e vendosur në Tiranë. Korçari ka kërkuar kohë për të vendosur të ardhmen, teksa bëhet me dije se shkaqet janë tërësisht familjare. Gjithsesi, Teuta dhe Flamurtari i kanë bërë ofertë zyrtare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania