Panorama Sport (Albania)

20 gola në 4 ndeshje, Maribori SMS Partizanit

Sulm i frikshëm, Kukësi i pafuqishëm ndaj rivalit të “demave”

- ILIR CARA

artizani e nis aventurën europiane në këtë edicion përballë një kundërshta­ri të vështirë si Maribori, i cili, përveç kualitetev­e që ka në përbërje, i ka nisur më herë përgatitje­t. Të kuqtë e kryeqyteti­t kanë mbyllur javën e parë stërvitore, e cila më shumë i ka shërbyer trajnerit Skënder Gega për të njohur ekipin, ndërsa sllovenët deri tani kanë zhvilluar 4 ndeshje miqësore, si dhe kanë në program edhe katër të tjera përpara se të luajnë ndeshjen e parë në Ligën e Europës ndaj Partizanit, më 12 korrik. Në katër miqësoret e luajtura deri tani, Maribori ka dhënë një mesazh të qartë jo vetëm për "demat e kuq", kundërshta­rin e Ligës së Europës, por edhe për Olimpjan e Lubjanës, që u shpall kampione në Slloveni në sezonin e fundit. Në këto sfida sllovenët janë konfirmuar si një "makineri golash", pasi në katër ndeshjet kanë shënuar 20 herë, me një mesatare 5 gola për takim. Forcën e kundërshta­rëve të Partizanit e provoi para disa ditësh edhe Kukësi, i cili do të marrë pjesë në turin e parë paraelimin­ator të Championsi­t. Katër gola u shënuan kuksianëve sllovenët në testin e luajtur më 19 qershor, kështu që Partizani e ka të qartë mesazhin se ndaj kujt do të ndeshet në Ligën e Europës. Maribori ka shënuar rregullish­t në këto takime, ku ka realizuar 20

gola dhe ka pasur 3, pikërisht ndaj Vardarit. Trajneri Darko Milaniç mbeti i pakënaqur nga pjesa e dytë e miqësores me maqedonasi­t. Testet e Mariborit nisën me takimin ndaj Shmarton, skuadër e Ligës së Tretë sllovene, të cilën e shpartallu­an

10- 0. Më pas dominuat duelin me Kukësin, të cilën e fituan 4-0. Miqësorja e tretë me Vardarin tregoi disa nga të metat e Mariborit, ku shpreson edhe Partizani. Nga 3-0 për sllovenët në 20 minutat e para, miqësorja u mbyll në barazim 3- 3. Ndërsa të shtunën

ata kanë treguar sërish forcën e tyre, ku mposhtën rusët e Ural në shifrat 3- 0. Duke iu referuar këtyre testeve, Zahoviç, Tavares, Mlakar, Kramariç, Ahemdi dhe Meshanoviç, parashikoh­et që t'i hapin shumë punë edhe Partizanit në Europë.

 ??  ?? Çast nga miqësorja e fundit
Çast nga miqësorja e fundit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania