Panorama Sport (Albania)

Lorenco Vila, Teuta e gjen në shtëpi zëvendësue­sin e kapitenit

Shitja e Çyrbjes i hap rrugën mesfushori­t 19-vjeçar

-

Teuta e re do të ketë shumë ndryshime në formacion nga një sezon më parë, teksa së fundi u shit edhe mesfushori i krahut, Arbër Çyrbja. Prioritet për bregdetarë­t në merkato ishin dy mbrojtës qendre dhe dy sulmues, pasi kompletuan mesfushën, megjithatë situata ka ndryshuar. Tani bregdetarë­t do të kërkojnë edhe një lojtar krahu për të zëvendësua­r kapitenin Arbër Çyrbja që u shit te Kukësi për shumën e 100 mijë eurove. Gjithsesi, trajneri Bledi Shkëmbi e ka zgjidhjen brenda familjes. Lorenco Vila, një produkt i akademisë së bregdetarë­ve, në dy sezonet e fundit është stërvitur me ekipin e parë, ku edhe ka marrë disa minuta. 19-vjeçari i talentuar, që mund të luajë si në krahun e djathtë ashtu edhe të majtë, mund të jetë një opsion mjaft i mirë për stafin e ri teknik. Arma e tij më e fortë është shpejtësia, ndërsa gjithmonë i ka dhënë një impuls lojës së Teutës kur është aktivizuar. Në edicion e kaluar, ai regjistroi 14 ndeshje, por vetëm një si titullar ndërsa grumbulloi 252 minuta. Gjithashtu, ai u aktivizua edhe në tri ndeshje në Kupën e Shqipërisë. Ky mund të jetë sezoni ideal i Vilës për të shpërthyer, por shumë do të varet edhe nga Shkëmbi, i cili nuk i njeh nga afër akoma futbollist­ët e tij. Gjithsesi, gjatë fazës përgatitor­e që do të nisë prej 5 korrikut, mesfushori i krahut do të ketë mundësinë për të treguar nivelin e tij. Në këtë periudhë Teuta do të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore, ku trajneri do të kuptojë gjendjen reale në të cilën ndodhet skuadra e tij. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania