Panorama Sport (Albania)

Kamza ndërtohet nga e para, vetëm tre lojtarë nën kontratë

Ymeraj, Mehmeti dhe Idrizaj të vetmit të sigurt

-

Kamza e sezonit 2018-2019 mbetet një rebus për t'u zgjidhur, pasi askush nuk e di se cila do të jetë përbërja e kësaj skuadre. Pas caktimit të trajnerit të ri, Pietro Vierkovud, kamzalinjt­ë kanë njohur vetëm largime nga grupi i lojtarëve të edicionit të fundit. Gjithsesi, drejtuesit e Kamzës po kërkojnë të gjejnë sa më shpejt zëvendësue­sit e lojtarëve të larguar dhe atyre që u skadon kontrata, me të cilët edhe mund të rinovojnë. Qëndrimi në Superiore ishte synimi i drejtuesve në sezonin e shkuar, objektiv i cili u arrit me sukses në javën e fundit. Ndërsa për sezonin e ri thuhet se synimet janë më të mëdha, pasi në ditën e afrimit të trajnerit italian u tha se Kamza pretendon të sigurojë një biletë për në Kupat e Europës, duke u nisur nga modeli që ndoqi Luftëtari. Situata aktuale nuk është në favor, ndonëse duhet pranuar se ekipi ende nuk ka nisur punën. Kamza e edicionit të ri duhet të formatohet nga e para. Nga lojtarët e sezonit të fundit, vetëm tre prej tyre janë nën kontratë me Kamzën: Ersil Ymeraj (30 qershor 2020), Xhuljo Mehmeti (30 qershor 2020) dhe Hektor Idrizaj (30 qershor 2019). Lojtarët që u skadon kontrata në fund të qershorit janë: Ermir Rezi, Fabio Gjonikaj, Ilir Avdyli, Leonardo Da Silva Leilis, Taulant Kuqi, Igor Çukoviç, Armando Rami, Erlis Frashëri, Besnik Syziu, Bruno Arrabal, Alfred Zefi, Argjend Malaj, Demir Imeri, Anxhelo Mumajesi, Masato Fukui dhe Stefan Raçiç. Por shumë prej tyre quhen të larguar ashtu si, Plaku, Zguro, Basha dhe Fili, që janë "divorcuar" me Kamzën. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania