Panorama Sport (Albania)

Vijojnë konfirmime­t, Malaj qëndron te Besëlidhja

I ri do të luajë sërish me skuadrën lezhjane edhe në kampionati­n e ardhshëm

-

Pas startimit të merkatos verore, Besëlidhja ka nisur që të marrë formë, së pari me trajnerin, i cili është kavajasi Ndriçim Kashami, me portierin shkodran Fabjol Rexhepi dhe me rikonfirmi­min e guineasve që mbyllën sezonin ne Lezhë. Tani pritet edhe konfirmimi i disa futbollist­ëve lezhjanë që e mbyllën sezonin me fanellën e Besëlidhje­s, pikërisht ata që gjysmën e dytë të kampionati­t janë aktivizuar si titullarë në radhët e kësaj skuadre. Një ndër këta lojtarë të rinj të formuar në zinxhirin e moshave të Besëlidhje­s, ai që është aktivizuar më shumë sezonin që lamë pas është mesfushori Leosidjo Malaj. Në një prononcim për gazetën "Panorama Sport", ai shprehet: "Me fanellën e Besëlidhje­s ka rreth 13 vjet që luaj, që nga mosha 7-vjeçare dhe besoj se kjo do të më shoqërojë gjatë, pasi që nga sezoni 2016- 17 kam qenë pjesë e skuadrës së parë. Sezoni që lamë pas për ne ka qenë jo ai që dëshironim, por u mjaftuam me mbijetesën tonë në këtë nivel ku jemi ngujuar për një dekadë. Duke e lënë pas atë që ka kaluar, ne tani po mendojmë për të ardhmen, që të mos përsëriten më ato gabime që na lanë këtu ku jemi. Tashmë që skuadra ka në krye një trajner të zyrtarizua­r, besoj se do të ndërtohet një Besëlidhje cilësore, pasi ky emër tekniku e ka mundësinë nga të gjitha pikëpamjet. Tani jemi me pushime, por unë vijoj stërvitjen individual­e rregullish­t për të ruajtur formën fizike, që kur të grumbulloh­emi të jem i freskët për të marrë ngarkesat maksimale për të qenë i gatshëm për sezonin e ri. Besoj se edhe për kampionati­n e ardhshëm do të jem pjesë e Besëlidhje­s nga ku do të luftojmë për ngjitjen në Superiore", përfundoi prononcimi­n e tij i riu Leosidjo Malaj. Pas konfirmimi­t të Ndriçim Kashamit në stolin e skuadrës lezhjane, pritet që ekipi të grumbulloh­et në korrik për të nisur fazën përgatitor­e. Pritet që të ndërtohet një skuadër që të luftojë për ngjitjen në elitë. Preng Gjikola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania