Panorama Sport (Albania)

Vllaznia në krizë, vazhdojnë dorëheqjet

Nesër mblidhet asambleja që do vendosë të ardhmen e ekipit

- ADMIR URUÇI

esër nis puna për ndërtimin e Vl laznisë së re. Ashtu siç është vendosur, në datën 26 qershor do të mblidhet assambleja e klubit të futbollit dhe prej saj pritet që të marrë rrugë ristruktur­imi i klubi. Kjo mbledhje e asamblesë pritet që të shoqërohet me debate mes anëtarëve. Rënia e ekipit nga Superiorja dhe për më tepër sa herë është folur për Vllazninë, ka pasur polemika, edhe kjo mbledhje pritet që të jetë me tone të larta. Në prag të kësaj mbledhjeje, disa nga emrat e përfolur për të qenë pjesë e bordit të ri të klubit janë dorëhequr. Pas Fatmir Paçramit edhe Paulin Ndoja, një emër tjetër i madh i futbollit shkodran e atij shqiptar është larguar në drejtim të Amerikës dhe kjo ka bërë që ai të mos jetë i gatshëm për të kontribuar për këtë klub. Pjesë e bordit të ri që pritet të miratohet do të jenë Sabah Bizi, Edi Martini, Lazër Matia, Mhill Shkëmbi dhe Eugen Vaso( Brajoviç). Këta, me sa duket, do të jenë ata që do të votohen për bordin e ri. Mirëpo, ajo që pritet të mësohet është se çfarë do të bëhet me anëtarët e bordit ekzistues. Ata do të dorëhiqen apo mund të ketë një ndryshim në statut që numri nga pesë të tillë të shkojë në 7-të apo në 9-të. Të gjithë këto do të mësohet vetëm nesër në mbledhjen e asamblesë. ADMINISTRA­TORI

Ndërsa një tjetër emër që pritet me interes të mësohet është ai i administra­torit të ri të klubit. Pas dorëheqjes së Astrit Gjyrezit, tani duhet që bordi i ri të përzgjedhë edhe administra­torin. Një nga emrat më të lakuar është ai i Lazër Matisë. Presidenti i Klubit të Futbollit Vllaznia të

femrave kampion dhe fitues kupash me këtë ekip, është një nga favoritët për këtë post. Nga sa u përfol, një nga kandidatët për të qenë në krah të këtij emri ishte edhe ai i ish- sekretarit të klubit Vllaznia, Agim Medja. Mirëpo, mësohet se ashtu si Ndoja

dhe Paçrami, edhe Medja nuk dëshiron që të jetë në strukturat e klubit. Ai është dorëhequr pa u ndier dhe nuk dëshiron që të jetë pjesë e vendimmarr­jes. Ai nga ana tjetër mësohet se është i gatshëm të kontribuoj­ë nga jashtë për këtë klub. Të gjitha

këto dilema do të marrin fund vetëm pas datës 26, kur pritet që të mblidhet asambleja. Ajo që kërkohet është se anëtarët e asamblesë të klubit, që njëherësh janë anëtarët e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, të marrin vendimet e duhura.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania