Panorama Sport (Albania)

Orikumi “blindon” goleadorin Çaushaj

Sulmuesi do të qëndrojë me skuadrën edhe në sezonin e ardhshëm

-

Albano Çaushaj do të vazhdojë të jetë pjesë e Orikumit edhe në sezonin e ardhshëm. Ai e mbylli kampionati­n që lamë pas me gjashtë gola në 22 ndeshje. Çaushaj ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të skuadrës bregdetare në kampionati­n e kaluar dhe beson se do të vazhdojë ta ruajë ritmin edhe në vazhdim. Në një prononcim për gazetën, lojtari shprehet: "Orikumi e meritonte ngjitjen në Kategorinë e Parë. Edhe pse na ndihmoi fati, nuk jemi rastësisht në këtë kategori. Kjo gjë duhet të kishte ndodhur më parë, por jo çdo gjë realizohet atëherë kur dëshiron. Ka një moment të caktuar dhe ja ku erdhi rënia e Vllaznisë nga Superiorja dhe më pas Vllaznia B do të detyrohet të luajë në Kategorinë e Dytë. Ne nuk do të hyjmë në kampionat sa për të plotësuar numrin, por ju garantoj se Orikumi do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë edhe për sezonet e tjera. Unë ju premtoj se do të shënoj më shumë gola sesa kam realizuar deri tani për ta çuar sa më lart emrin e këtij klubi. Jemi një grup që luajmë së bashku prej disa vitesh dhe kemi krijuar një atmosferë shumë të mirë. Harmonizim­i i grupit është i duhuri dhe besoj se do të surprizojm­ë edhe në kampionati­n e ardhshëm", u shpreh Çaushaj në prononcimi­n e tij për gazetën. Ndërkaq, skuadra do të grumbulloh­et në korrik për të nisur fazën përgatitor­e për sezonin e ri. Pritet që një pjesë e mirë e grupit të ruhet, ndërsa do të ketë disa afrime cilësore që do ta forcojnë edhe më shumë skuadrën për pjesëmarrj­en në Kategorinë e Parë. Olsen Llambro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania