Panorama Sport (Albania)

“Drejtuesit e Lushnjës, të paaftë”

"Më mashtruan në janar, më mirë lë futbollin sesa të rikthehem tek ajo skuadër"

- ALBAN ALUSHI

Futbollist­ët lushnjarë që luajnë në ekipe të tjera kanë kthyer sytë nga klubi "mëmë". Lushnja qëndroi vetëm një vit në Superiore dhe tashmë do të luajë sërish në Kategorinë e Parë. Kujtojmë se janë shumë futbollist­ë lushnjarë të shpërndarë në ekipet e së Parës që tashmë mund të luajnë për skuadrën e vendlindje­s. Por, duket se jo të gjithë lojtarët janë të gatshëm që të luajnë për këtë fanellë. Madje, një prej tyre, ish-sulmuesi i Lushnjës, Arbër Allkanjari, ka lëshuar akuza ndaj drejtuesve të klubit. Lojtari e mbylli kampionati­n te Naftëtari, ndërsa akuzon lushnjarët si të paaftë për të drejtuar klubin.

Sulmuesi tregon se si u gënjye në janar kur iu premtua se do të ishte pjesë e skuadrës, por pak orë përpara mbylljes së federimeve u la jashtë. ALLKANJARI

"Unë te Lushnja nuk e kam fare me qejf që të rikthehem.

ArbërAllka­njari dhe Mikel Canka

Do të shoh ofertat që do të më vijnë, ose do ta lë fare futbollin", është shprehur fillimisht shumë i zhgënjyer sulmuesi Allkanjari, i cili ka luajtur më parë te Lushnja. "Shkak për këtë janë drejtuesit e skuadrës që nuk dinë ta drejtojnë klubin profesiona­lisht. Me atë që ndodhi në janar, unë nuk kam se si ta kem me qejf rikthimin te Lushnja. Më morën nga Naftëtari për të më aktivizuar si qendërmbro­jtës për nevojat e ekipit dhe tri orë para se të mbylleshin federimet më nxorën jashtë. Te Lushnja drejtohet keq dhe kjo ta prish qejfin që të kthehesh prapë aty", u shpreh sulmuesi lushnjar, Arbër Allkanjari, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e Naftëtarit, që ra në Kategorinë e Dytë. 29-vjeç do të mbushë sulmuesi në vjeshtën e këtij vitit. Veç Lushnjës dhe Naftëtarit, ai ka luajtur edhe për Egnatian dhe Dinamon, por tashmë ndodhet në një moment shumë të vështirë duke menduar edhe tërheqjen përfundimt­are nga futbolli. Ndërkaq, Lushnja do të grumbulloh­et në datën 5 korrik për të nisur fazën përgatitor­e. Trajneri Ilir Gjyla ka bërë të ditur se do të krijohet një ekip i mirë që do të rivalizojë për t'u ngjitur në Superiore. Pritet që sezoni i ardhshëm në Kategorinë e Parë të jetë shumë i fortë. Në Grupin B do të luajnë ekipe me emër si Lushnja, Tomori, Elbasani, Apolonia, Bylis apo Pogradeci. Në këtë mënyrë, pritet një luftë shumë e fortë për vendin e parë që të ngjit në Superiore.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania