Panorama Sport (Albania)

Ekipi olimpik, tjetër zhgënjim në Tarragona

Qitja dhe mundja, larg pritshmëri­ve në garat e zhvilluara

- ARTIN LLESHAJ

olejboll femra - Shqipëria pëson humbjen e dytë në grup përballë Francës, në ndeshjen e vlefshme për Lojërat Mesdhetare "Tarragona 2018" duke e mbyllur fazën e grupeve me zero pikë. Vajzat kuqezi nuk mundën të përsërisin paraqitjen e shkëlqyer që bënë në Ligën e Europës dhe i thonë lamtumirë aventurës spanjolle, pa mundur që të futen në zonën e medaljeve. Duhet thënë që kundërshta­rët e skuadrës sonë në Grupin C, si Franca ashtu dhe Kroacia, janë skuadra të një niveli shumë të lartë. Ekipi i Martirit në "Tarragona 2018" u ka dhënë më shumë hapësirë lojtareve të reja duke menduar më shumë për të ardhmen. Në takimin e djeshëm kundër skuadrës franceze, kombëtarja jonë u përpoq të rivalizont­e, ku në setin e parë zhvilloi një lojë të mirë dhe u mund me një rezultat të ngushtë 25-23. Ndërsa seti i dytë dhe i tretë u fituan pa shumë problem nga skuadra e Francës me rezultatet 25-18 dhe 25- 19, duke e mbyllur ndeshjen në shifrat 3-0.

QITJE - Pas eliminimit të sportistëv­e tanë meshkuj, Arben Kuçana dhe Henri Rrufa, të cilët nuk ia dolën të merrnin rezultatet e kërkuara në kategorinë 10 metra pistoletë me ajër, ditën e djeshme ishte radha e sportistes tjetër të qitjes, Kristina Anxhara. Sportistja kuqezi garoi në kategorinë 10 metra pushkë me ajër dhe nuk mundi të kualifikoh­ej për në fazën tjetër, pasi u rendit në vendin e fundit nga 24 garues, duke grumbullua­r 570.1 pikë.

MUNDJE - Ditën e djeshme përfundoi gjithashtu gara e parë e mundjes në stilin greko-romak. Mundësi ynë Alban Necaj garoi në peshën 87 kilogramë, por për fat të keq nuk ia doli të triumfonte përballë kundërshta­rit spanjoll Pedro Garcia Perez. Necaj u mposht me rezultatin 10-0 nga rivali i tij. Kështu skuadra jonë olimpike ende nuk ka arritur të futet në zonën e medaljeve, por shpresohet shumë sidomos nga sportistët e atletikës, që akoma nuk e kanë nisur garimin e tyre.

 ?? Trajner:
Trajner: ?? Silves, Ndoie, Fidon, Kazaut, Soldner, Amalrik, Gikel, Zongo, Stojiljoko­viç, Martin, Garcia. Fabris Vial
Bici, Thaka, Marina, M.Tuci, Picaku, Sejfullai, Xheka, E.Tuci, Shira, Kushi, Dodani, Rexhepi. Altin Martiri
Trajner: Trajner: Silves, Ndoie, Fidon, Kazaut, Soldner, Amalrik, Gikel, Zongo, Stojiljoko­viç, Martin, Garcia. Fabris Vial Bici, Thaka, Marina, M.Tuci, Picaku, Sejfullai, Xheka, E.Tuci, Shira, Kushi, Dodani, Rexhepi. Altin Martiri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania