Panorama Sport (Albania)

Ljuis Hamilton dominon në Francë

Britaniku i pari në “Pol Riçard”, podiumi plotësohet nga Vershtapen dhe Raikonen

- Përgatiti: ARTIN LLESHAJ

juis Hamilton triumfon në Çmimin e Madh të Francës dhe rikthehet në krye të renditjes botërore në "Formula 1". Britaniku i Mercedes, i nisur nga "pole", dominon në pistën franceze, ku përfiton edhe nga një përplasje ndërmjet Fetel me Botas, të cilët e mbyllën garën respektivi­sht në vendin e pestë dhe të shtatë. Në podium ngjiten Vershtapen me Red Bull dhe Raikonen me Ferrari. Hamilton krijon tashmë një avantazh prej 14 pikësh me rivalin e tij Sebastian Fetel. Një sukses nga ana e kampionit të botës në fuqi, që ishte paralajmër­uar që në provat e lira të ditës së premte në pistën Pol Riçard. Gjithashtu, përplasja e rivalit Fetel ia bëri gjërat shumë më të thjeshta britanikut. Telashet në këtë garë për kokëkuqen nuk vonuan, pasi menjëherë në fillimin e garës, ku Ferrari i Fetel përplaset me Mercedesin e Botas dhe të dy përfundojn­ë në fund të grupit, me "Safety Car" që hyn menjëherë në pistë. Ndërkohë, nga kjo situatë Fetel dhe Botas përfitojnë për të montuar gomat "soft", e për të tentuar që të bëjnë të gjithë garën pa u ndalur më, por sigurisht gjithçka nis nga pozicionet e fundit për ta. Hamilton vazhdon të komandojë gjithçka dhe pas tij vijnë Vershtapen dhe Riçardo, ndërsa finlandezi Raikonen i katërti. Kështu, për kampionin e botës gjithçka kthehet në një lojë fëmijësh dhe kontrollon çdo gjë pa asnjë problem, ku rivalët e kanë thuajse të pamundur t'i afrohen. Gjërat thjeshtohe­n akoma më tepër më penalizimi­n prej pesë sekondash që mori rivali i tij për aksidentin e shkaktuar në fillim të garës. Pas ndalesave të " pitstop"it, Sebastian Fetel e sheh veten në vend të katërt përpara shokut të tij të skuadrës, por gomat kanë filluar të konsumohen plotësisht dhe detyrohet të bëjë sërish "pit- stop" për të montuar gomat ultra dhe për të shlyer penalizimi­n që iu dha për aksidentin e krijuar në fillim të garës. Megjithatë, vendi i pestë, duke parë mënyrën sesi rrodhën ngjarjet, duhet konsiderua­r si rezultat pozitiv, pasi gjërat mund të kishin shkuar akoma më keq për pilotin gjerman. Fundi i garës ishte emocionues për pilotin finlandez Kimi Raikonen, pasi iu përgjigj kritikave që mori në provat kualifikue­se duke e

mbyllur garën e Francës në vendin e tretë. Gjithashtu, rezultate të mira nga kjo garë mori edhe piloti i Has, Magnusen, i cili zuri vendin e gjashtë duke lënë pas Botas dhe dyshen e Renault, Sainz-Hulkenberg. Kështu nga gara e zhvilluar

në Francë, përmbyset sërish kreu i klasifikim­it botëror dhe kampioni i botës në fuqi Ljuis Hamilton, e shikon veten përsëri në majën e renditjes. Gara e "Formula 1" do të rikthehet pas shtatë ditësh me Çmimin e Madh të Austrisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania