Panorama Sport (Albania)

Milan, derbi amerikan për aksionet e “Djallit”

y manjatët presin 1 korrikun, asnjëri nuk kontakton me kinezët

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Vështirësi­të e Jong hong Lisë për të shlyer detyrimet ndaj kreditorëv­e dhe klubit që bleu 14 muaj më parë i kthejnë kuqezinjtë në një pre të majme për investuesi­t. Pas Tom Riketsit, një tjetër amerikan interesohe­t për Milanin. Emri i radhës është ai i Roko Komisos. Emri është italian, por sepse e tillë është origjina e miliarderi­t të mediva amerikane. I përshkruar si pronari që adhurohet nga vartësitë, 68- vjeçari prej vitesh është një dashamirës i futbollit, pa harruar faktin që dikur ka luajtur edhe vetë kur ishte student në Universite­tin e Kolumbisë. Aktualisht, ai ka nën pronësi një skuadër në kategorinë e dytë amerikane, ndërsa biznesi i tij i përqendrua­r në televizion­in kabllor faturon 1.8 miliardë euro ne vit.

DERBI AMERIKAN- 4 miliardë eurove pasuri të kalabrezit Komiso u vihet përballë një tjetër kolos si Tom Rikets. Pronari i "Chicago Cubs" e bleu ekipin e bejsbollit në fjalë në prag të falimentim­it (rreth 700 mln

dollarë) dhe brenda dy vitesh jo vetëm që e riktheu te sukseset, por e shndërroi në një makineri fitimprurë­se me "Cubs"- at që aktualisht vlejnë 2.5 miliardë dollarë.

E PËRBASHKËT­A - Dy miliarderë­t amerikanë nuk duan të bisedojnë me Jonghong

Li. Ndërmjetës­it janë të shumtë, por vullneti i tyre duket i patundur. Sipas "La Stampa", të dy do të presin 10 korrikun, afati i presidenti­t kinez për të shlyer "Elliot". Nëse kreu kuqezi dështon të respektojë këtë datë, fondi amerikan do të

nisë procedurën për të marrë pronësinë e klubit. Në këtë moment futen në "valle" Rikets dhe Komiso, të cilët do të bisedojnë me krerët e "Elliot" duke u dhënë jetë kështu një beteje ofertash shumëmilio­nëshe për të blerë kuqezinjtë.

 ??  ?? Roko Komiso
Tom Rikets
Roko Komiso Tom Rikets

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania