Panorama Sport (Albania)

Kejn frymëzon Anglinë dhe kërkon një shqiptare

"Luajta mirë majtas, pas magjisë së Krosit s'i mbajta dot lotët"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Gjermania pa mbrojtje, Verner: Qava pas golit të Krosit

Botërori rrudh tregun në Tiranë, fanellat mbeten stok

Tite kopjoi Guardiolën, ja pse ndryshoi Brazili

Argjentina, mes Pavon dhe Maskeranos

Portugalia dhe Spanja, “zjarr” për vendin e parë

Një nga ato ndeshje që në kujtesë mbe tet e pashlyeshm­e. E tillë do të jetë GjermaniSu­edi për Timo Vernerin, i cili përgatiti të dy golat e përmbysjes madhështor­e të kampionëve të botës. Në fillim, sulmuesi i Lajpcigut shërbeu për Marko Rojsin me një krosim të ulët nga e majta. Në minutën e pestë shtesë fitoi edhe faullin që do të sillte kryeveprën e Toni Krosit. Në një intervistë për sajtin e federatës gjermane, 22-vjeçari flet për emocionet e ndeshjes dramatike në Soçi.

Sa i kënaqur dhe i surprizuar jeni?

Pas 1- 0 për Suedinë, ne ishim në fakt të eliminuar. Ishte një moment i hidhur. Por dolëm mirë nga dhomat e zhveshjes, duke barazuar menjëherë. Pas kartonit të dytë të verdhë të Boatengut, nuk u dorëzuam, por vazhduam të luajmë. Ne kishim gjithnjë besimin se mund t'ia dilnim.

Si e përjetuat eksperienc­ën e golit të fitores së Toni Krosit?

Në këtë turne nuk ka gola normalë, qofshin standardet autogola apo gola ëndrrash. Dhe ndaj Suedisë ishte një tjetër gol ëndrrash që do ta na mbajë në Botëror.

Kjo skuadër ka krijuar shumë raste, por topi nuk po e kalonte dot vijën fatale. U shtua frika në ato momente?

Sigurisht, ne duhet të kishim kryesuar 1-0 ose 2-0 përpara se Suedia të shënonte. Patëm raste të mira, por nuk e futëm dot topin brenda. Patëm pak fat të keq.

A mund t'i japë një hov skuadrës një fitore e tillë?

Në dhomat e zhveshjes ishte një lehtësim i pastër. Shumë nga lojtarët hynë duke ulëritur, disa të tjerë nuk mund të thoshin asgjë. Te goli i 2- 1 mua më rrodhën lotët. Ishte një fitore e merituar.

A mund të jetë kjo fitore një pikë kthese?

Duhet të jetë. Besoj se ne

duhet ta marrim këtë rezultat si një model që duhet të na shoqërojë gjatë gjithë turneut.

Çfarë ndodhi gjatë pushimit të pjesës së parë në stol? Skuadra që doli më pas ishte e transformu­ar.

Në 15 minutat e para luajtëm

shumë mirë. Pas golit të Suedisë patëm 10 minuta më të dobëta. Ishim të shokuar, ishim të zemëruar. Gjatë pushimit ndryshuam pak me Mario Gomezin, sulmues të dytë dhe spostimin tim në krah. Patëm një rezultat të mirë. Donim ta fitonim ndeshjen dhe këtë bëmë.

A e ngriti Lëv zërin gjatë pushimit?

Po, por jo në kuptimin negativ, por pozitiv. Ai kishte vënë re se ne ishim në lojë. Një gabim e solli golin e Suedisë. Ndodh në futboll që ai që gabon me pasimin, e dërgon më pas topin në trekëndësh.

Si ishte për ju të luanit në krah? Ishit shumë operaciona­l në atë pozicion.

Ajo ishte detyra ime dhe pati rezultat. Prej andej erdhën dy gola. Në këtë kuptim, do ta bëj gjumin e qetë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania