Panorama Sport (Albania)

Replikon Gjici: Takajt i ka rrëshqitur situata

"Është treguar i vogël, uroj të zgjidhë çështjen e dënimit"

- SKERDILAID SULOZEQI

Rikthehen polemikat mes Safet Gjicit dhe Ardjan Takajt. Ka mjaftuar një deklaratë e presidenti­t të Skënderbeu­t, dhënë të shtunën në një interviste për "Panorama Sport", që kreu i klubit të Kukësit të përgjigjet "dhëmbë për dhëmbë". Në një bisedë ekskluzive për gazetën, Gjici i ka kujtuar Takajt se nuk është faji i Kukësit që Skënderbeu u dënua dhe nuk luan dot në Champions. Në fakt, presidenti i korçarëve pati thënë se nuk do të transferoj­ë asnjë lojtar te Kukësi, pasi dy vite më parë, Gjici ua faturoi dështimin në Europë huazimeve nga Skënderbeu (Sabjen Lilaj, Liridon Latifi dhe Masato Fukui). "Takaj nuk më ka uruar, por urimi më i madh do të ishte të na jap ndonjë lojtar", është shprehur pak ditë më parë Safet Gjici. REPLIKA PËR LOJTARËT "Më vjen keq që presidenti i Skënderbeu­t ka deklaruar një gjë të tillë. Ai mund të mendojë çfarë të dojë, por në këtë rast është treguar shumë i vogël. Nuk ka faj i shkreti, pasi Skënderbeu­t

nuk ke çfarë i merr më tani. Unë nuk e di nëse ka apo jo më lojtarë Skënderbeu. Është fakt, që unë e kam deklaruar edhe më parë dhe po e rithem tani, se Kukësi nuk do të marrë më lojtarë në huazim nga Skënderbeu, por natyrisht që do të blejë futbollist­ë.

Do t'i afrojë ata nëse nuk do kenë probleme me Skënderbeu­n apo nuk do jenë më nën kontratë. Takajt duhet t'i vijë mirë që Kukësi të ecë sa më shumë, pasi është në të mirën e kampionati­t, Shqipërisë dhe gjithçka tjetër sa i përket sportit. Unë nuk

gëzohem për Skënderbeu­n, madje uroj që ata t'i zgjidhin çështjet. Më vjen realisht keq, por si duket atij (Takajt) i ka rrëshqitur situata nga duart dhe bën të tilla deklarata", është shprehur fillimisht presidenti i Kukësit në lidhje me Takajn.

MUNGESA E URIMIT "Ju uroj të gjithë ekipeve që marrin pjesë në Ligën e Europës të kalojnë sa më shumë ture. Kolegu im nuk na uron për këtë, por merret me gjëra të vogla. Ndoshta mendon se vetëm ai duhet të jetë në Europë dhe të kalojë ture. Më vjen keq që nuk është këtë herë, sepse do t'ia uroja, siç kam bërë çdo vit kur ka kaluar ture dhe ka shkuar deri në fazën e grupeve. Këtë ai nuk e bën për ne. Duhet ta marrë me qetësi, se nuk kam asnjë faj për ato që i kanë ndodhur", theksoi Gjici. MERKATO E KUKËSIT Në fund kreu i klubit foli edhe për situatën në skuadër në prag të ndeshjes me Valetën. "Kukësi shikon punën e vet. Kemi arritur të bëjmë një merkato të madhe, duke afruar mbi 10 lojtarë. Do vazhdojmë prapë të marrim nëse do dalë ndonjë lojtar që bën diferencën. Tani topin ia kam lënë stafit teknik dhe drejtorit sportiv. Unë e kam bërë punën time, ata tashmë të bëjnë punën e tyre. Objektivi ynë kryesor dhe i vetëm është të kalojmë turin e parë. E përsëris, e kam bërë punën time, tani topi ka ikur nga unë", përfundoi presidenti.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania