Panorama Sport (Albania)

Bosnja fiton minimalish­t, Shqipëria shpërdoron pa fund

Kombëtarja U-17/ Test pozitiv, vendos Mujkanoviç

-

Në stadiumin "Roza Haxhiu" të Lushnjës u zhvillua një takim miqësor midis përfaqësue­seve të Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovin­ës për 17- vjeçarët. Boshnjakët fituan 1-0, me golin e shënuar nga Samir Mujkanoviç në minutën e shtatë të pjesës së dytë. 80 minutat e lojës kanë qenë të rivalizuar­a, por goli i Mujkanoviç u dha fitoren boshnjakëv­e. Protagonis­t ishte Amar Dediç me një aksion të bukur nga e djathta. Pasi zotëron topin brenda zonës, Mujkanoviç godet saktë përballë Mollës nga një distancë e afërt ( 7- 8 m). Ndeshja është zhvilluar në kushtet e një terreni të mirë, pavarësish­t se takimi është shoqëruar nga shiu i imët dhe nën praninë e rreth 60 shikuesve. Sinjalin e parë e dha Mujkanoviç në minutën e 22-të, me një gjuajtje nga rreth 20 metra. Pesë minuta më vonë, Vitonji mund të shënonte për Bosnjën, por topi u larguan në vijën fatale nga Diellor Biseni. Në minutën e 29-të, skuadra jonë ishte pranë golit, por tri gjuajtje radhazi nga Cehani, Gjini dhe Biseni u shmangën nga mbrojtja boshnjake. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Mujkanoviç detyron portierin Molla të bëjë një pritje të vështirë. Do të jetë minuta e 47-të kur Mujkanoviç do të shënojë për Bosnjën me një gjuajtje të saktë brenda zonës. Skuadra jonë pati vetëm një mundësi për të barazuar me Jon Hoxhën në minutën e 64-ët. Ndërsa në fund të ndeshjes përpjekjet e skuadrës sonë nuk u konkretizu­an dhe Bosnja fiton miqësoren e parë. Nesër, sërish në "Roza Haxhiu", do të luhet miqësorja e dytë mes këtyre dy përfaqësue­seve. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania