Panorama Sport (Albania)

Kukësi ngec me rumunët

Irakli Dzaria shënoi i pari, sulmi iu besua boshnjakut Haris Harbas

- SKERDILAID SULOZEQI

ukësi ka zhvilluar dje takimin e tretë miqësor në tokën sllovene, ku ashtu si në takimin e dytë ndaj Qabalës, nënkampion­ët e Shqipërisë morën të njëjtin rezultat, 1-1 ndaj rumunëve të Hermanstad. Klubi i sapongjitu­r në Superligën rumune vendosi në vështirësi skuadrën e Pakult, por gjithsesi në fund nuk pati fitues. Kukësi e nisi me formacioni­n më të mirë të mundshëm. Koha po kalon dhe ndeshja e datës 11 ndaj Valetës në turin e parë të Ligës së Kampioneve po afron, kështu që trajneri austriak kërkon të vulosë 11-shen. Në miqësoren e tretë, Pakult e nisi me portierin kosovar, Maloku, ndërsa nga krahët e mbrojtjes ishin braziliani Melo dhe Zguro. Në qendër luajtën kapiteni Shameti dhe i afruari gjatë merkatos, Qaqi. Me skemën 4-2-3-1, përpara mbrojtjes ishte rreshtuar dyshja Dzaria-Musolli, ndërsa në rolin e fantazisti­t luajti Shkodra. Nga krahët e sulm Pakult i kishte besuar Plakut dhe kroatit Spehar, ndërsa në majë ishte vendosur boshnjaku Haris Harba. Në pjesën e dytë, Pakult bëri disa zëvendësim­e dhe si për koincidenc­ë, të dy golat u shënuan pikërisht në 45 minutat e dyta. Pjesa e parë ishte e ekuilibrua­r dhe me pak raste për shënim. Verilindor­ët kanë zhvilluar një lojë të kënaqshme, me Pakult që

kishte për synim të verifikont­e vendosjen në fushë dhe lëvizjen e lojtarëve.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me disa raste të Harbës dhe Plakut. Në minutën e 67-të ndryshon rezultati, pasi Kukësi kalon në avantazh pas golit me kokë të Irakli Dzaria.

Deri në përfundim të takimit, ekipi verilindor nuk e ruan dot avantazhin, pasi rumunët barazojnë me anë të Blanaru. Pakult e ndërroi thuajse gjithë formacioni­n, duke hedhur në fushë emra si Rrumbullak­u, Alla, Maliqi, Hoxha, Peposhi, Ethemi, Joti, Limaj, Ebipi,

Kalaja dhe Çyrbja. Lufta për një vend titullari është rritur ndjeshëm, për më tepër që merkatoja e Kukësit ka qenë e bollshme. Pakult është i kënaqur nga përgatitje­t e deritanish­me, ndërsa shpesh paralajmër­on lojtarët se duhet të vlerësojnë në maksimum

ndeshjen ndaj maltezëve të Valetës. Në ekip ka pasur doza euforie, por austriaku ka menduar të mbajë në tonus grupin. Pritet që Kukësi të zhvillojë edhe dy miqësore deri më 2 korrik, kur dhe do të kthehet në Shqipëri për të vijuar përgatitje­t për Champions.

 ?? U aktivizuan: ?? GOLAT:
NË PORTË: NË MBROJTJE:
NË MESFUSHË:
NË SULM: SKEMA:
Çast nga ndeshja e djeshme
U aktivizuan: GOLAT: NË PORTË: NË MBROJTJE: NË MESFUSHË: NË SULM: SKEMA: Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania