Panorama Sport (Albania)

Lacio, Strakosha i pashitshëm

Garancia që ofron portieri kuqezi, italianët “lënë thatë” Liverpulin dhe Leverkusen­in

- OLSI TUJANI

jë sezon e gjysmë si portier i parë ka bërë të mundur që Strakosha të futet në tregun e portierëve më të mirë në Itali. Gardiani i Kombëtares, me çfarë ka treguar për bardhekalt­rit gjatë sezonit që lamë pas, është shndërruar në një nga synimet e merkatos për ekipe si Liverpul apo edhe Bajer Leverkusen. Mirëpo, nga Italia vjen një ndryshim kursi: Thomas Strakosha është i pashitshëm. MERKATO

Gjatë ditëve të fundit, Bajer Leverkusen dhe Liverpul kanë qenë skuadrat më të interesuar­a për shërbimet e shqiptarit. Madje, nga sa është bërë me dije, të dyja kanë qenë të gatshme që të ofrojnë deri në 30 milionë euro për kartonin e tij. Jo vetëm kaq, por Napoli gjithashtu ka bërë dy oferta, e para 10 milionë euro dhe e dyta 18 milionë euro, duke përfshirë edhe një mbrojtës në tratativë, por pa rezultat. Së fundmi, "Corriere Dello Sport" ka bërë me dije se drejtuesit e Lacios kanë vendosur që shqiptari është i paprekshëm në merkato. Duke parë që një prej yjeve të skuadrës, si Milinkoviç Saviç, është nën vëzhgimin e klubeve të mëdha europiane dhe largimi i tij sjell të ardhura të konsiderue­shme të arkave të klubit, Lacio nuk ka nevojë imediate për të sakrifikua­r të tjerë lojtarë të rëndësishë­m. VENDIMI

Kjo ka bërë që të ndryshojë edhe kursi në merkato dhe gardiani kuqezi të gradohet si lider mes shtyllave të portës për të përfituar nga eksperienc­a që ka fituar dhe garancia që i ofron skuadrës. Lotito dhe Tare janë të gatshëm të besojnë edhe për një vit te portieri që u afrua si djalosh nga Greqia, besoi deri në fund dhe luftoi edhe kur përballë kishte një emër si Marketi dhe tashmë është i shumëkërku­ar në merkaton e transferim­eve. "Thomas është i paprekshëm, por çfarë ndodh me 50 milionë euro?", është pyetja që mbyll shkrimin për shqiptarin nga mediat italiane, si për të theksuar se në merkato nuk ka asgjë të pamundur...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania