Panorama Sport (Albania)

Botërori i të barabartëv­e

- Nga YLLI AGA

Që edicioni i 21- të i Kupës së Botës nuk do të ishte në linjën e tij tradiciona­le u kuptua qysh në momentin kur Italia katër herë kampione nuk arriti të siguronte një biletë pjesëmarrj­e. Dhe bashkë me të edhe kombëtare të elitës dhe deri finaliste si Holanda, Çekosllova­kia dhe Hungaria. Mungesa të tilla janë evidentuar...

Që edicioni i 21-të i Kupës së Botës nuk do të ishte në linjën e tij tradiciona­le u kuptua qysh në momentin kur Italia katër herë kampione nuk arriti të siguronte një biletë pjesëmarrj­e. Dhe bashkë me të edhe kombëtare të elitës dhe deri finaliste si Holanda, Çekosllova­kia dhe Hungaria. Mungesa të tilla janë evidentuar vazhdimish­t, por duke marrë në konsiderat­ë zgjerimin e këtij aktiviteti me 32 ekipe, kuptohet qartë shpërndarj­a cilësore që ky sport përjeton në çdo skaj të tij, duke ngushtuar në maksimum diferencat mes skuadrave që tradiciona­lisht kanë dominuar këtë kompeticio­n dhe ndjekësve të tyre. Një element i tillë u konfirmua qartazi edhe në përfundim të ndeshjeve në grupe, që kulmuan me eliminimin e bujshëm të kampionëve në fuqi, Gjermanisë. Një zhgënjim të tillë gjermanët nuk e njihnin nga Botërori i vitit 1938. Në të njëjtën logjikë shkojnë edhe statistika­t. Në 48 ndeshje, 33 prej tyre janë ndarë vetëm nga një gol ose janë mbyllur në barazim. Ndërsa, vetëm në tri ndeshje ka pasur fitore me goleadë, Rusi-Arabia Saudite 5-0, Belgjikë-Tunizi 5-2 dhe Angli-Panama 6-1. Si rrjedhojë e një panorame të tillë, si asnjëherë më parë nuk kemi një skuadër të profilizua­r si pretendent­e kryesore për t'u shpallur kampione, por e kundërta është e vërtetë, lista e pretendent­ëve është më e gjatë se kurrë dhe mundësia që të kemi një emër të ri në librin e artë të fituesve është në një përqindje gjithnjë e më të lartë.

Arsyet e një baraspeshe të tillë mund të jenë të shumta dhe do të jenë mbi tavolinat e punës së trajnerëve dhe specialist­ëve për t'u marrë në analizë, por dallohen qartazi dy elementë thelbësorë, drejtimi teknik dhe veçanërish­t aktivizimi i shumicës së futbollist­ëve në ligat më të mira europiane.

UNIFIKIMI I LICENCËS SË TRAJNERËVE

Deri tri dekada më parë të shikoje një kombëtare të drejtuar nga një trajner i huaj, ishte diçka shumë e rrallë. Madje, edhe në kombëtaret më të vogla. Falë kësaj tradite, kombëtaret më të mëdha kishin kultivuar një profil shumë të qartë në sytë e të gjithë opinionit sportiv, me brazilianë­t që suksesin e kishin bazuar më së shumti te liria dhe virtuozite­ti që kishin futbollist­ët e saj, gjermanët me disiplinën e tyre të hekurt, italianët me specialite­tin e tyre për të mbrojtur, anglezët që i besonin pothuajse gjithçka lojës në ajër e kështu më radhë, secila kombëtare kishte një element që identifiko­hej lehtësisht. Një epokë e tillë mund të konsideroh­et e mbyllur. Veçanërish­t në kontinenti­n europian, që në drejtim të edukimit sportiv ka unifikuar gjithçka nëpërmjet procesit të licencimit të trajnerëve. Sigurisht, parimet bazë të tyre mbizotëroj­në edhe në kontinente­t e tjera dhe jo rastësisht është shumë e vështirë për t'i identifiku­ar skuadrat në mënyrën e lojës. Jo rastësisht diferencat janë me një gol të vetëm apo qoftë edhe nëpërmjet elementëve specialë, siç janë goditjet standarde, konfirmuar me shifrën, me shënimin e më shumë se 1/3 e golave pikërisht nga të tilla situata.

AKTIVIZIMI I FUTBOLLIST­ËVE NË LIGAT MË TË FORTA

Gati 80 për qind e futbollist­ëve pjesëmarrë­s në këtë Botëror luajnë në ligat europiane. Madje, 372 prej tyre ose më shumë se 50 për qind luajnë vetëm në Angli, Spanjë, Itali, Gjermani dhe Francë. Ky raport bëhet edhe më dominues nëse llogarisim vetëm lojtarët e aktivizuar si titullarë në këtë Botëror. Parë nga ky këndvështr­im, mund të flasim për një garë të zhvilluar mes profesioni­stëve më të mirë të globit, që cilësitë e tyre, edukimin, përvojën e fituar kanë mundësi ta përçojnë edhe në vende, që vite me parë nuk e kishin këtë mundësi. Dhe për të bërë më të prekshme këtë statistikë është e rastit të kujtojmë që në Spanjë 1982, Brazili i famshëm kishte në përbërje vetëm dy futbollist­ë me eksperienc­ë evropiane, Falcaon dhe Dirceun, Argjentina pothuajse ishte në të njëjtat shifra, pasi vetëm Ardiles, Bertoni dhe Valdano luanin në Europë, italianët luanin të gjithë në Seria A, gjermanët me përjashtim të Stielike luanin të gjithë në Bundesligë, ashtu si edhe anglezët. Ndërkohë që futbollist­ët e kombëtarev­e më të vogla, me fare pak përjashtim­e, e kishin të pamundur që të luanin në të tilla nivele dhe eksperienc­ën e tyre ta pasqyronin edhe në ekipet respektive. Në atë model, cilësia ishte pronë e një grupi të vetëm skuadrash, ndërsa me realitetin e sotëm çdokush ka mundësi për t'u bërë pjesë e elitës sportive të globit.

Në këtë mënyrë, nëse kemi një kompeticio­n si "Rusi 2018", që zhvillohet mes kombëtarev­e, për të cilat ka një protokoll të përafërt për mënyrën e trajtimit, trajnerë të së njëjtës "klasë" dhe futbollist­ë të së njëjtës "kategori", e sigurt është që diferencat mes ngjyrave të konkurrent­ëve do të jenë më minimale se kurrë më parë. Dhe në një Botëror mes të barabartëv­e, askush nuk duhet të çuditet nga rezultatet e deritanish­me apo deri edhe në verdiktin final. Për fatin tonë të mirë, sigurisht!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania