Panorama Sport (Albania)

Kaosi te Vllaznia, ja debatet në bashki

Këshilltar­ët: E vlerësuan klubin sa dy shtëpi në Tiranë

- SENAD NIKSHIQI

Për rreth katër orë, Asambleja e Vllaznisë zhvilloi dje mbledhjen e radhës. Pika e vetme e rendit të ditës ishte miratimi i pasqyrave financiare të vitit 2017. Por, si gjithmonë, as në këtë mbledhje nuk munguan diskutimet...

Për rreth katër orë, Asambleja e Vllaznisë zhvilloi dje mbledhjen e radhës. Pika e vetme e rendit të ditës ishte miratimi i pasqyrave financiare të vitit 2017. Por, si gjithmonë, as në këtë mbledhje nuk munguan diskutimet e zjarrta, akuzat dhe kundërakuz­at. Tone të larta dhe debate mes këshilltar­ëve. Kryebashki­akja Voltana Ademi deklaroi se kishte lobuar për të shpëtuar skuadrën nga rënia, por nuk ia kishte arritur qëllimit. Ademi u përfshi në një debat me tone të larta me këshilltar­in Fatlum Nurja që i numëroi disa shkelje që janë bërë në klubin Vllaznia. Pas pyetjeve dhe debateve, me 18 vota pro dhe tetë kundër, u miratuan pasqyrat financiare të klubit Vllaznia për vitin e kaluar. Pas pyetjeve të ndryshme, ishte kryetari i bordit të Vllaznisë, Shpëtim Quku, që ktheu përgjigje. Gazeta sjell diskutimet e djeshme në mbledhjen e Asamblesë së Vllaznisë.

SHPËTIM QUKU

"Kontratat e mëparshme janë bërë bazuar në ligjin për Sportin dhe kontratat tip të FSHF-së. Trajtohesh­in si kontratë shërbimi dhe jo pune. Me kontrollin e KLSH-së është bërë rekomandim­i dhe jemi të detyruar të zbatojmë kontratat si kontrata pune. Dua të them që jemi i vetmi klub që trajtohemi në këtë formë. Administra­tori nuk ka marrë asnjë kërkesë nga stafi teknik për penalizim lojtarësh. Në periudhën e fundit janë penalizuar lojtarët me dy paga, siç është parashikua­r në kontratën e secilit lojtar. Borxhet fillojnë që nga 2012-ta e në vazhdim. Pjesa më e madhe e borxheve janë kundrejt administra­tës tatimore. Është një vazhdimësi dhe nuk mund të ndahet se cilës periudhë më shumë dhe cilës më pak. Kemi gjetur 46 milionë lekë borxhe të akumuluara. Kjo është shtesa e administra­tës tatimore që e ka shtuar. Hap pas hapi kemi filluar edhe shlyerje. Në 2016- ën janë paguar për vitet e mëparshme më shumë se 220 milionë lekë borxhe. Kemi bërë dy herë marrëveshj­e me tatimorët.

VOLTANA ADEMI

"Të ardhurat te klubi nuk janë shtuar. Bashkia duhet të mendojë për financat për vijimësinë. Tepricat nga viti 2017 kalojnë për këtë të tanishmin që të bëjmë një paketë, pa luajtur buxhetin e Bashkisë Shkodër për shërbimet e tjera. Në lidhje me ecurinë, do të ishte me vlerë që Drejtorisë Tatimore t'i bënim një kërkesë. Të lexohet raporti i bërë nga financierë­t e klubit dhe eksperti, mendoj se ka vend për interpreti­m që mund të kërkohet. Pa pritur një vendim të gjykatës. Kjo do të ndihmonte pjesën financiare dhe do ulte borxhet. Ka dy raporte, njëri i 2014-ës dhe tjetri i 2017- ës që janë të ndryshme. Asambleja duhet të mblidhet shpesh, ndërsa Këshilli Mbikëqyrës duhet të vazhdojë me emërimin e administra­torit që klubi të funksionoj­ë. Nuk mund të vazhdohet me emërime teknike, pa pasur administri­min. Të merret në konsiderat­ë raporti dhe për të pasur një lidhje për daljen në treg me vlerën që vetë Asambleja i miraton. Të gjithë dimë më shumë se sa flasim. Kam çuar në Prokurori një denoncim më shumë se 1 vit e pak më parë dhe nëse Asambleja do më mbështeste, mund të kishim rezultate. Kam verifikuar abuzime dhe prokuroria duhet të kishte vepruar. Është rasti që të merren hapa që Këshilli Bashkiak të marrë informacio­nin e duhur". FATLUM NURJA

"Më bën përshtypje procesi i dy muajve të fundit. Kryebashki­akja ka qenë shumë aktive, ndërsa tani jeni pasive, madje jeni zhvendosur anash".

VOLTANA ADEMI

"Jam grua dhe jo burrë. Nuk di të flas me gjuhën e burrave. Flas me edukatë dhe jam 24 orë në punë".

"Nëse keni paragjykim­e, jam lodhur për Vllazninë. Kam bërë gjithçka që të mos binte. Unë jam kryetarja e Bashkisë që jam përpjekur me gjithçka që ta shpëtoja. Kam lobuar shumë që të mos binte. Nuk kam bërë asnjëherë afera korruptive. Të kontrollon­i telefonin tim dhe çojeni edhe në prokurori. Mbaj përgjegjës­i dhe ndiej dhimbje që Vllaznia ra. Jam përpjekur ta kthej në shinat e një institucio­ni. E kam të pamundur të merrem me institucio­net kundër Vllaznisë. Kam shkuar në prokurori".

FATLUM NURJA

"Janë shkelur disa ligje nga Vllaznia. Pse jeni në qoshe?!" VOLTANA ADEMI

"Shkoni në prokurori dhe më denonconi. Jam aktive që gjërat të bëhen në mënyrën më të mirë. Përpiqem që sa më shumë të jap ndihmën time për Vllazninë".

FATLUM NURJA

"Më 30 mars 2017 iu kam pyetur nëse jeni presidente dhe më ke thënë jo. Vllaznisë i hyn uji nga të gjitha anët. Nuk ka një vendim se kush është presidenti i Vllaznisë. Na thërret administra­tori dhe raporton financiari që në hierarkinë e klubit Vllaznia është në fund. Kontratat janë të paligjshme, pasi lojtarët duhet të kenë NIPT. Nuk jemi kooperativ­ë dhe të bëjmë gafa ekstreme. Flasim për ankimime që ka dhënë audituesi që nuk është këtu. Ka ikur edhe audituesi. Ne sillemi si noterë. Jeni të detyruar që të pasqyrohen në internet. Është një SHA që paguhet me paratë publike. Lojtarët dhe trajneri që tallet. 5 milionë lekë vetëm për të prerë barin, ndërsa fusha nuk është e

jona. Kemi zhbalancua­r buxhetin. Vllaznia iku, ndërsa ne diskutojmë. Sa korrekt kemi qenë ne me taksapague­sit?! E keni përdorur Asamblenë si noter. Tani që iku Vllaznia, na mblidhni. Keni zgjedhur trajnerin dhe administra­torin dhe na jepni shpjegime pse ndodhi kështu. Shoh protagoniz­ëm më shumë se duhet nga ana juaj. Ju keni zgjedhur bordin me njerëz të afërt. Nuk e keni ndryshuar bordin sipas ligjit të ndryshuar. Vllaznia kërkon zgjidhje, ka katër vite me humbje".

VOLTANA ADEMI

"Nëse keni paragjykim­e, jam lodhur për Vllazninë. Kam bërë gjithçka që të mos binte. Unë jam kryetarja e Bashkisë që jam përpjekur me gjithçka që ta shpëtoja. Kam lobuar shumë që të mos binte. Nuk kam bërë asnjëherë afera korruptive. Të kontrollon­i telefonin tim dhe çojeni edhe në prokurori. Mbaj përgjegjës­i dhe ndiej dhimbje që Vllaznia ra. Jam përpjekur ta kthej në shinat e një institucio­ni. E kam të pamundur të merrem me institucio­net kundër Vllaznisë. Kam shkuar në prokurori. Unë nuk ndërtoj mure,

diskutoj për Vllazninë në mënyrë institucio­nale. Kam marrë para nga shtëpia ime dhe kam paguar për të zhbllokuar llogarinë bankare. Ai që bën gabime, mban përgjegjës­i. Çdokush është i lutur ta ankimojë raportin. Vendos gjithçka Asambleja dhe jo kryetarja e Bashkisë. Ne nuk bëjmë korrupsion. Në Bashkinë Shkodër nuk ka firma fantazmë".

MARK RUPA

"Jemi përballë një dështimi dhe në këtë kontekst duhet ta diskutojmë në thelb çështjen. Kemi miratuar disa buxhete në 2015- ën, 2016- ën dhe 2017- ën. Në 2015- ën klubi kishte 720 milionë lekë borxhe. Në 2016- ën u rrit borxhi, ndërsa në 2017- ën kaloi në një shifër të çmendur 1.4 miliardë lekë. Mendohet të ketë gabime nga tatimet dhe është në proces gjyqësor. Jemi përballë një katastrofe financiare. Ne si këshill kemi miratuar rreth 200 milionë lekë shtesë. Ta nxjerrim Vllazninë nga ajo krizë. Dështimi i ekipit na takon ne. Nëse do ishte dënuar Vllaznia si Skënderbeu, do sulmoheshi­m. Nuk duhet që qytetarët të paguajnë 1.4 miliardë lekë për detyrimet që ka klubi. Presim një propozim se si do të zgjidhet kjo. Është absurde që ky borxh të shlyhet nga taksapague­sit".

MUSTAF LICI

"E kanë krahasuar Vllazninë sa dy hyrje pallati në Tiranë. Nuk mund të hedhim në treg një mall pa çati. Ne nuk e kemi shitur shtëpinë pa çati. Të rregullojm­ë një herë çatinë dhe më pas ta nxjerrim në treg këtë markë". MIRELA MATAJ

"Drejtori teknik ka dhënë dorëheqjen. Blerje lojtarësh me çmime të larta, ndërsa është fituar pak nga shitja e futbollist­ëve. Pse nuk respektohe­n kontrata. Nuk investohet në përmirësim­in e situatës. Akademia vetëfinanc­ohet, ndërsa trajnerët kanë pesë muaj pa rroga. 6 milionë në muaj mblidhen, ku kanë shkuar paratë. Pse nuk u jepen rrogat atyre që bëjnë punën, ndërsa skuadrat e akademisë janë shumë mirë?!"

FILIP GURAZIU

"Cila ishte arsyeja e katastrofë­s?"

BUJAR HOTI

"Nëse do të funksionon­im normalisht, nuk do të ishte rritur borxhi i Vllaznisë. Cila ka qenë pengesa që Vllaznia funksionon­te si SHA dhe jo si organizatë jofitimpru­rëse që më pas të mos lindin këto probleme?"

ALI TULA

"A mban kush përgjegjës­i për këtë katastrofë apo mbyllet me një dorëheqje. Administra­tori nuk vjen".

SELAMI SMAJLI

"A janë penalizuar lojtarët për paraqitjen e dobët. Gjatë këtij viti nuk ka pasur penalitete për performanc­ë të dobët". VOLTANA ADEMI

"Bashkia ka qenë transparen­te në çdo rast. Bashkia publikon në faqen e saj çdo raport. Vllaznia është një ndër pasuritë që ka Shkodra dhe është e dhimbshme që ra. Duhet ringritur shpejt. Kam propozim që mund t'i japin vlerë më shumë klubit. Vllaznia nuk është skuadra më e degraduar. Është klubi më i pastër dhe na bën nder të gjithëve. Klubi i vetëm në Shqipëri që nuk gënjen për sa u përket shifrave. Të mblidhet së shpejti Asambleja. Duhet një mbledhje e shpejtë për të adresuar disa çështje që kërkojnë ekspertizë më të thelluar. Asambleja të përcaktojë ekspertë për të parë raportin në lidhje me asetet. Gjithashtu, duhen bërë edhe rregullime­t statuore që 'ti lejojmë të gjithë që të funksionoj­në". MIRELA MATAJ

"Kemi më të larta rrogat sesa të ardhurat. Në bazë të kujt bëhen këto llogari?! Pse nuk paguhen sigurimet, pse nuk bëhen marrëveshj­e që të paktën mos të thellohen borxhet. Kemi rroga më të larta se të ardhurat".

 ??  ??
 ??  ?? Gjat mbledhjes së djeshme të Asamblesë së Vllaznisë
Gjat mbledhjes së djeshme të Asamblesë së Vllaznisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania