Panorama Sport (Albania)

Belgjika me breshëri, Uruguai një ‘bunker’, ja verdiktet e grupeve

Spanja, zotërim topi mbytës, Rusia më cinikja

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Quajeni Botërori i sur prizave të mëdha! Jo vetëm për faktin e eliminimin të Gjermanisë në grupe, por përjashtua­r Brazilin të gjitha pretendent­et kanë rrezikuar shumë, qoftë Spanja, por dhe Portugalia kampione Europe në fuqi. Një turne kaq të paparashik­ueshëm pak mund ta kishin menduar, por pas fazës së grupeve, ndoshta do të kuptohet një panoramë më e qartë sesi mund të përfundojë ky udhëtim. Nga sot nisin 1/ 8- at dhe vend për të gabuar nuk ka më, por duke parë statistika­t e fazës së grupeve, disa indicie mund të mësohen.

Sulmues dhe cinik - Ndoshta është edhe si rrjedhojë e rivalëve modestë si Panama dhe Tunizi, por Belgjika nuk e ka humbur rastin për të vënë në vitrinë arsenalin e saj goditës. Përveçse se është skuadra që ka shënuar më shumë (9 gola, e dyta Anglia e të njëjtit grup me 8), "Djajtë" janë edhe ekipi që ka tentuar më shumë kuadratin, 22 herë. Ndërsa Brazili është më pak i saktë, por ka dërguar brenda ose jashtë kuadratit 57 goditje. Gjithsesi, nëse do të flasim për ekipin më cinik, ata janë rusët vendas, duke qenë se për 8 golat e tyre u janë dashur vetëm 11 goditje në kuadrat.

Zotërim dhe pasime - Nëse kërkon ekipin më konkret në zotërim, Spanjë nuk është një surprizë, duke qenë se ata kanë diktuar stilin e lojës së të gjithë botës me zotërimin mbytës. Ndoshta, në grup rrezikuan shumë, pasi u mungon diçka në sulm, por nëse duan që të lodhin, të mërzisin dhe të nervozojnë rivalët, ata dinë ta bëjnë mirë këtë, pasi me 2277 pasime, nga të cilat 91.3 për qind të saktë dhe një zotërim topi mesatar në ndeshje prej 72.75 për qind, Spanja mbetet një ekip që di të surprizojë.

Ekipet bunker - Portugalia dhe Ronaldo do të kenë një punë të vështirë sot, sepse Uruguai është e vetmja kombëtare që e mbajti portën të paprekur në grupe, madje duke marrë vetëm 6 goditje në kuadrat. Portierin Muslera e mposht vetëm Alison i Brazilit për qetësinë, duke qenë se ka marrë vetëm 4 goditje në kuadrat, por atij i është dashur ta nxjerrë një herë topin nga porta, Muslerës ende jo. Ndoshta deri sot në mbrëmje...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania