Panorama Sport (Albania)

Nga Kroacia te VAR- i, 5 gjërat më të bukura

-

Pas 48 ndeshjeve të grupeve, surprizat e bukura nuk munguan. Tani startojnë 1/8-at, por në sytë e sportdashë­sve, pesë gjërat që pëlqyen më shumë listohen më si më poshtë: Kroacia spektakola­re

Nuk ka dyshime se skuadra që ka mahnitur më shumë ka qenë Kroacia, sidomos pas fitores 3-0 kundër Argjentinë­s. Modriç po dhuron futbollin e tij fantastik, duke u vetëkandid­uar për "Topin e Artë", por po kaq konkret janë edhe yjet e tjerë si Manxukiçit, Perisiç dhe siguria që garantojnë në mesfushë Badelj, Brozoviç e Rakitiç.

Faleminder­it VAR Ndoshta kishte raste si Boatengu në Gjermani-Suedi, por pyesni Spanjën që pa VARin mund të rrezikonte, nëse goli i Aspasit nuk akordohej; pyesni Iranin për bërrylin e Ronaldos dhe penalltinë që merituan, por edhe rastet kur arbitrat u nxituan dhe më pas tërhoqën vendimin, duke kërkuar edhe falje. Me pak fjalë, sistemi "VAR", në 90 për qind të rasteve ka ditur të pastrojë këtë Botëror, nga një seri gabimesh. Mesi-Ronaldo

Sfida e përjetshme mund të ketë jetë edhe në këtë Botëror. Pas fazës së grupeve, kalendari ka bërë që Ronaldo dhe Mesi (sot duhet të mundin respektivi­sht Uruguajin dhe Francën) mund të ndeshen në çerekfinal­e. Dhe ky duel po që do t'i jepte flakë raundit të ardhshëm në Rusi. Bombera surprizë

Nëse Ronaldo, Diego Kosta apo edhe Suarez nuk janë një surprizë dhe Mesi e Nejmar kanë zhgënjyer disi deri tani, e bukura e këtij janë konfirmimi i bomberave të rinj si Kejn (5 gola) e Lukaku (4), të cilët janë gati të luftojnë deri në fund për "Këpucën e Artë" të turneut. Respekte të voglave

Të ngrejë dorën kush pas sfidave Iran-Portugali dhe Spanjë-Marok nuk mendoi të paktën një herë: "Ej, këta meritojnë të kalojnë". Dhe kështu ishte, sepse Maroku dhe Irani ishin ekipet modeste që u ngrohën zemrën shumë tifozëve, apo akoma më shumë tifozët italiane dhe holandezë që kanë festuar për Korenë e Jugut, pasi eliminuan Gjermaninë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania