Panorama Sport (Albania)

"Trukimet" dhe Nejmar, sa gjëra të shëmtuara

-

Përveç gjërave spektakola­re, në një Botëror ka vend edhe për të bërë shaka. Fundja, Botërori është i të gjithëve dhe pranon gjithçka, si edhe ngjarje , apo për gafa të shëmtuara që nuk duhen përsëritur më.

Arbitrat e VAR-it

Nuk po bëjmë polemikë për vendimet, por për faktin që duket absurde që përgjegjës­it e moviolës duhet të ulen, përpara një salle me monitorë të veshur me uniformën zyrtare. Kjo, me urdhër të FIFA-s, nën justifikim­in se ata "djersijnë shumë nga tensioni i vendimeve".

"Trukime" miqësore Minutat finale të Japoni-Poloni dhe Danimarkë-Francë ishin reklama më e shëmtuar e pakteve mes ekipeve për të garantuar kualifikim­in. Pasime boshe mes mbrojtësve apo dy skuadrave nuk shiheshin prej dy dekadash.

Pamja e Sampaolit Tërbimi për humbjen ndaj Kroacisë bëri Sampaolin të hiqte xhaketën dhe të tregonte poshtë fanellës me mëngë të shkurtra një seri tatuazhesh në krahë e duar, të denja për ultrasit më të egër argjentina­s dhe jo vetëm.

Flokët e Nejmarit

Brazili nuk fitoi në debutim, sepse asnjë nuk arriti të përqendroh­ej. Ndoshta, ato flokë "spageti" biondë të Nejmarit thjesht kanë hipnotizua­r edhe shokët e tij të kombëtares. Gjithsesi, në dy sfidat e tjera gjërat u përmirësua­n dhe Brazili arriti të kualifikoh­et.

Festa e Batshuajit

Goli i Januzajt u shndërrua në një dhimbje për sulmuesin e Belgjikës, Batshuaji, i cili kërkoi të festojë duke marrë topin nga rrjeta dhe ta godiste fortë dhe lart, por sfera karamboli në shtyllë dhe menjëherë më pas në fytyrën e tij. Dhimbje pa fund... Gafa e portierëve

Goli që pësoi De Gea ndaj goditjes së Ronaldos, apo akoma më shumë tentativa e tmerrshme e argjentina­sit Kabajero, që i dha një "asist" Rebiçit për të shënuar mund të kushtonin shtrenjtë, por sido që të jetë, tifozët kundërshta­rë kishin me çfarë të shfrynin fantazinë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania