Panorama Sport (Albania)

Kejn dhe Nejmar, Botërori i shenjtërim­it

Mesi dribluesi, Eriksen maratonoma­ku dhe Oçoa siguria

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Ndoshta vend për bisedime ka shumë, sepse jo me të gjithë mund të jenë të kënaqur, por loja e futbollit është një sport që kërkon shënimin e golave, të qenit i rrezikshëm te kundërshta­ri, klas në driblim, zemër dhe sakrificë për të vrapuar, por në fund për të ofruar edhe garanci për portën tende. Dhe në bazë të këtyre karakteris­tikave, duke u bazuar në të dhënat e FIFAs, në përfundim të fazës në grupe, shifrat nënvizojnë se pesë karakteris­tikat e sipërpërme­ndura korrespond­ojnë me pesë emra që të gjithë i njohin shumë mirë.

Herri Kejn - Sulmuesi i Anglisë është golashënue­si më i mirë i turneut, pas fazës së grupeve. Gjiganti i Totenhemit ka realizuar pesë gola, për të cilët nuk i është nevojitur ndeshja e tretë kundër Belgjikës, por i ka realizuar në 180 minutat e para, konkretish­t kundër Tunizisë (2 gola) dhe Panamasë ( tripletë). Prandaj, Ronaldo dhe Lukaku ( 4 gola) janë të paralajmër­uar.

Nejmar - Ka realizuar vetëm një gol, e kërkoi të dytin

me shumë egoizëm kundër Serbisë por nuk e gjeti, ndonëse pas tri ndeshjeve të para, sulmuesi brazilian meriton çmimin e "lojtarit më të rrezikshëm" për rivalët, duke qenë se ai ka krijuar 11 raste për gol, duke llogaritur brenda kësaj shifre edhe asistet për shokët e tij. Prandaj,

për të gjithë kundërshta­rët Nejmar është një nga ata që duhen mbajtur nën kujdes.

Lionel Mesi - Një penallti e humbur me Islandën, një gol fantastik i shënuar kundër Nigerisë... Për Lionel Mesin ndoshta kaq është shumë pak pas tri ndeshjeve të para të një Botërori, por e rëndësishm­e

është që "pleshti" është kualifikua­r për në 1/8-at, pasi rrezikoi shumë, por në të njëjtën kohë ka nisur që të rrisë ritmin e tij të lojës, duke qenë se deri në këtë fazë, është ai dribluesi më i mirë, me 20 tentativa të kompletuar­a.

Kristian Eriksen - Ka shumë klas në këmbët e tij, por

duke qenë që shpresat e Danimarkës janë të varura të gjitha te ai, fantazisti i Totenhemit nuk kursehet duke sakrifikua­r në çdo cep të fushës, aq sa për momentin është "maratonoma­ku" i Kupës së Botës, me 36 kilometra të përshkuar.

Guilhermo Oçoa - Ndonjëherë, pritjet e një portieri vlejnë

sa golat e sulmuesve, sepse duke shmangur një top në rrjetë mund të frymëzosh shokët e tu që realizojnë. Gjithsesi, përsa i përket detyrës bazë, atë të shmangies së golave, është Oçoa portieri që garanton më shumë siguri, duke qenë se për Meksikën ka shmangur 17 gola të sigurt.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania