Panorama Sport (Albania)

Deshamp “fsheh” Francën: Nuk kam plan anti-Mesi

Tekniku: Argjentina ka përvojë, por uroj të fitojë talenti ynë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Trajneri i Francës, Di die Deshamp, ka përgatitur sfidën ndaj Argjentinë­s, pa hartuar një plan anti-Mesi. Megjithëse të enjten "ishte" pushim, mediat kanë zbuluar që tekniku ka stërvitur skuadrën në një qendër tjetër stërvitore, për të evituar zbardhjen e skemave, pikërisht për sfidën e sotme. Dje grupi ka kryer seancën e fundit në prag të ndeshjes së sotme, teksa pas saj Deshamp ka folur për mediat.

Vini në një përballje kaq të rëndësishm­e me vetëm 45 minuta pozitive, siç ishin ato ndaj Perusë në pjesën e parë. Ju mjafton si referencë?

Tri ndeshjet e para nuk kanë dhënë një ide të qartë. Ndeshja me Perunë vërtet ishte më e mira e jona, por në pjesën e dytë gabuam jo pak. Nuk dua të krijoj alibi, po kam një skuadër, në gjirin e së cilës 14 futbollist­ë vijnë për herë të parë në një Botëror, pesë nga të cilët debutuan ndaj Australisë dhe pesë të tjerë kundër Danimarkës. Cilësia ka rëndësi, por edhe përvoja ka një vlerë të madhe.

Argjentina vjen pas shumë eksperimen­tesh, por nuk ka vetëm Mesin. A keni një plan ndaj tij?

Mesi, është Mesi dhe jo sepse e them unë. Mjafton të shohësh se në 127 ndeshje ka shënuar 65 gola, teksa ka edhe shumë cilësi të tjera për t'u shfaqur i rrezikshëm. Nuk do t'i vendos dikë këmbakëmbë­s, por do ta markojmë

sipas zonës, duke u përpjekur ta limitojmë. Maskerano, nga ana tjetër, ka 150 ndeshje në kombëtare, çka do të thotë se në aspektin e përvojës janë një hap përpara nesh. Fakti që jemi të rinj në moshë nuk na pengon të jemi konkurrues, ndaj do të bëjmë të pamundurën

për t'u kualifikua­r.

Sa rëndësi ka që tre mbrojtësit tuaj luajnë në Spanjë dhe njohin Mesin?

Shpresoj t'ju përgjigjem pozitivish­t pas ndeshjes, por me siguri nuk do të jetë një disavantaz­h. Me talentin që ka, vështirë se Mesi përsërit të

njëjtën lëvizje dy herë.

Argjentina ka probleme. A do të ndikojë kjo në ndeshjen e Francës?

Çdo gjë është pjesë e lojës, por preferoj të përqendroh­em tek aspekti sportiv. Kam edhe fatin që në skuadër nuk kam lojtarë që flasin spanjisht (me ironi). Argjentina­sit, por edhe skuadrat e tjera latine, kanë një temperamen­t ndryshe nga europianët. Duelet, goditjet dhe ndonjë e sharë, nëse ndodh në fushën e lojës, do të mbesë aty.

A mendoni se kjo mund të jetë një ndeshje kyç për Antuan Grizmanin?

Hasi vështirësi që në ndeshjen e parë, por në 65 minutat e luajtura kundër Danimarkës e pashë në formë të mirë. Ai ka nevojë të luajë për të gjetur ritmin, teksa ekipi i Francës ka nevojë për Grizmanin më të mirë. Ai i ka të gjitha kartat në rregull për t'u bërë vendimtar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania