Panorama Sport (Albania)

Argjentina, gati penalltitë

Sampaoli: "Me Leon flasim shpesh, por nuk ma bën ai formacioni­n"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Nëse Deshamp kishte probleme me formacioni­n dhe mënyrat për të ndalur Mesin, edhe Horge Sampaoli nuk ka qenë i qetë. Përpos kritikave të ditëve të kaluara, trajneri teksa ka stisur strategjin­ë për takimin e sotme, ka menduar edhe për mundësinë e 11- metërshave. Skuadra është stërvitur me goditjet nga pika e bardhë, që mund të jenë një opsion nëse sfida përfundon në barazim. Lojtarët janë testuar të gjithë, teksa në portë ka qenë vetëm Franko Armani që ka ngrohur dorezat në prag të sfidës së sotme. Në 15 ndeshje nën drejtimin e tij, Argjentina ka ndryshuar po aq formacione. Në lidhje me përballjen kundër Francës, Sampaoli flet me rezerva, teksa siguron se: "Nuk kam vendosur akoma se kush do të luajë, pasi kam shume zgjedhje. Ajo që mund t'ju siguroj është se do të luajmë me vendosmëri të madhe". SULM NDAJ FRANCËS E kaluara flet për dyshime, teksa francezët janë më lart se Nigeria. Ky të paktën është këndvështr­imi i teknikut të "Albicelest­es" që sqaron: "Franca ka shpejtësi qarkullimi, punon prej kohësh me të njëjtin trajner dhe është shumë solide në mbrojtje. Grizman është i shpejtë dhe komunikon shumë mirë me shokët, pavarësish­t momentit jo fort pozitiv. Do të hyjmë në fushë vetëm për të fituar sepse nuk pranojmë tjetër rezultat. Luajmë për fitore, por edhe për ta kontrollua­r takimin. Sa për penalltitë, nuk ka asnjë stërvitje të veçantë që mund të ndihmojë, goditësin dhe suksesin nga pika e bardhë i vendos vetëm momenti". DRITA "MESI" Trajneri ka përfituar edhe për të sqaruar komunikimi­n me Mesin në ndeshjen me Nigerinë. Ai pranon se diskuton me lojtarët, por nuk vendosin ata. "Mesi është lojtari ynë kryesor, pasi është drita e kësaj skuadre dhe bën gjëra që askush tjetër nuk mundet. Përpos kësaj, komunikimi me të është konstant, ashtu si edhe me lojtarë të tjerë, por vendimet i marr unë".

LEO MESI

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania