Panorama Sport (Albania)

Suarez: Portugalia, motivim për ne

Në konferencë, prezent edhe Tabarez: Ronaldo? Nuk ma prish gjumin, ne jemi gati

- Përgatiti: LEDIO NASE

"Nesër ( sot) do sfi dojmë kampionët e Europës në fuqi: nuk mund të kishte motivim më të mirë". Me këtë deklaratë është paraqitur në konferencë­n për shtyp të ditës së djeshme, Luis Suarez, në prag të Uruguai-Portugali (sot në Soçi, ora 15:00), ndeshja hapëse e turit të 1/8-ave të Botërorit. Sulmuesi i amerikano-jugorëve dhe i Barçës, më tej, ka analizuar situatën e kombëtares së Oskar Tabarez: "Me Kavanin njihemi prej shumë kohësh, kemi luajtur bashkë në përfaqësue­se për më shumë se dhjetë vite. Objektivat tanë? Asnjëri nuk mendon për veten: qëllimi është që Uruguai të avancojë sa më shumë në fazat e mëtejshme", u shpreh Suarez, i cili më tej kaloi vëmendjen te luzitanët, kundërshta­ri i radhës: "Normalisht, rivaliteti që kemi me Kristianon këtu është ndryshe nga ai në La Liga ( kampionati­n spanjoll). Po luajmë një Botëror, ndjesitë që të jep fanella e kombëtares janë të veçanta. Do jetë një ndeshje ku secili do japë maksimumin, në mënyrë që skuadra përkatëse të vazhdojë përpara". Si e pret "Pistolero" sfidën: "Jemi mësuar të luajmë në çdo temperatur­ë, i nxehti të konsumon më shpejt energjisë, por për këtë shërbejnë përgatitje­t: është e nevojshme të qëndrojmë të hidratuar mirë, duke shfrytëzua­r forcat në momentin e du-

hur", përfundoi Suarez, që i la fjalën Tabarezit.

FLET TABAREZ - "Secila skuadër ka në repertor pika të forta, - komentoi trajneri i Uruguait. - Ndeshjet përpiqem të mos i imagjinoj si do shkojnë. Por, kemi bërë gjithçka të mundshme për të qenë të përgatitur.

Qëllimi është të hyjmë në fushë për të fituar. E dimë që nuk do jetë e lehtë, por nuk do merremi me hamendësim­e. Në lojë do hyjmë me ide të qarta: organizim kolektiv dhe limitimi i Kristiano Ronaldos do jenë dy prej kërkesave të mia. CR7-a? Nuk ma prish gjumin, por jo sepse nuk i jap rëndësi: duhet t'i japësh vëmendjen e duhur, në mënyrë që të mos shndërrohe­t në mani. Kjo do më shpërqendr­onte", analizoi Tabarez, duke shtuar: "Siç tha edhe Luisi (Suarez), po përgatitem­i prej një kohe të gjatë: punojmë bashkë prej 12 vitesh me rezultate më se pozitive. Kush do luajë (në veçanti e pyesin për Gimenezin, mbrojtësin)? Nuk flas për rastet individual­e përpara një ndeshjeje. Të 23 lojtarët janë të gatshëm për të zbritur në fushë. Nga këta kam përdorur 17, deri tani. Ka pasur shumë përmirësim­e në lojën kolektive dhe nuk shoh gjëra të mëdha për t'u përmirësua­r. Vështirësi­a e ndeshjes është motivimi i madh që kemi. Një fitore ndaj Portugalis­ë do ishte e mrekullues­hme. Kjo, megjithatë, do mbetet për t'u parë në fund, ne na mbetet të provojmë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania