Panorama Sport (Albania)

Shifra të frikshme, Ronaldo vlen sa Kavani-Suarez

Dyshja uruguaiane e fortë, Kristiano i thyen të bashkuar

- Përgatiti: LEDIO NASE

Nuk ka dyshime që Kristiano Ronal do është një pikë referimi për skuadrën e Portugalis­ë, një futbollist tek i cili luzitanët mbështesin gjithë forcën sulmuese. E tregojnë edhe statistika­t: ka shënuar 15 nga 32 golat e skuadrës. Kuarezma është pas tij… me katër. Në fazën e 1/8-ave (që nis sot, pikërisht me portugezët që do përballen me Uruguain në orën 20: 00), CR7- a do përballet me një tjetër rival gjithashtu në një formë të shkëlqyer dhe me një potencial të madh ofensiv. Por që, ndryshe nga ekipi i Fernando Santos, është i ndarë në dy lojtarë kyçë: Luis Suarez and Edinson Kavani, "çifti" i dytë i Botërorit (24) pas Nejmarit e Kutinjos ( 28). Megjithëse në inferiorit­et "dy kundër një", Ronaldo nuk shihet aspak në disavantaz­h. Madje, mund të konkurrojë me të dy: me katër gola të koleksionu­ar në tri ndeshje kalon Suarezin (dy) e Kavanin (një). Dhe 15 prej goditjeve në total, shtatë kanë gjetur kuadratin e portës; uruguaianë­t kanë së bashku tetë. Presioni i pësuar nga rivalët është gjithashtu më i madh nga portugezi: duke qenë lojtari i vetëm me prirje sulmuese në skuadrën e tij normalisht ka më shumë vëmendje dhe kjo e ka bërë lojtarin me numër më të madh faullesh kundër në Botërorin rus (13, krahasuar me 17 të Nejmarit), katër më shumë se Suarez (gjashtë) and Kavani ( tre) të bashkuar. Ronaldo gjithashtu i "mposht" të dy, individual­isht, në terma pasimesh: Kristiano ka kryer me sukses 74, sulmuesi i Barcelonës 56 dhe Kavani 61. FITORE NË PËRBALLJE DIREKTE

Duke qenë se Uruguai e Portugalia nuk janë përballur me njëra-tjetrën që prej miqësores së 1972-shit, Kristiano Ronaldo nuk e ka pasur mundësinë të takojë njëkohësis­ht Suarezin e Kavanin, por i ka sfiduar të veçuar dhe u ka shënuar të dyve. Me Suarezin, përballjet kanë qenë me të shpeshta: që prej transferim­it të bomberit uruguaian te Barcelona, të dy janë sfiduar në tetë ndeshje të La Liga-s dhe një të Superkupës së Spanjës, me uruguaiani­n që ka shënuar gjashtë gola ndërsa portugezi pesë. Megjithatë, Ronaldo llogarit edhe dy nga një takim Ajaks-Real Madrid të 2010-ës, kur "Los Blancos" fituan me rezultatin 4- 0. Kundër Kavanit, CR7- a ka luajtur katër ndeshje në Ligën e Kampionëve, ku ka shënuar tre gola krahasuar me një të sulmuesit të PSG-së. Por, diçka për t'u shënuar: Kristiano, në 1/8-at, nuk e "njeh" (ende) golin

 ??  ?? Stadiumi “Nizhny Novograd”, i reduktuar në 43.319 vende për Botërorin. Sot do luhet Uruguai-Portugali
Stadiumi “Nizhny Novograd”, i reduktuar në 43.319 vende për Botërorin. Sot do luhet Uruguai-Portugali
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania