Panorama Sport (Albania)

Sekreti i Sauthgejt, jelek për të thyer “makthin” 52-vjeçar anglez në Botëror

Veshja bëhet "çështje", mendohet të jetë homazh

-

Taktikat inovative të Garet Sauthgejt kanë bërë që trajneri të fitojë një numër të madh fansash, teksa po drejton Anglinë në përpjekje për t'i dhënë fund një "mallkimi" 52vjeçar në Kupat e Botës. Nuk është vetëm formacioni, megjithatë, i vetmi detaj i kuruar nga Sauthgejt: zgjedhja e jelekut po shndërrohe­t thuajse në një kult dhe arsyet mbeten personale. Nipi i një ishpjesëta­ri të Marinës Mbretërore, veshja mund të jetë një përkujtim i gjyshit Artur Toll, sipas tabloidit "Daily Mail": në "Woody and Nord", biografinë ku portretizo­het miqësia e trajnerit anglez me ish-lojtarin e Kristal Palas Endi Udman, Toll thuhet se ndiente një krenari të madhe për mënyrën e veshjes, duke u kujdesur që jeleku të ishte gjithmonë perfekt. Ky mund të jetë edhe "sekreti" i gardërobës së Sauthgejt.

I VENDOSUR - U sulmua pas humbjes ndaj Belgjikës, por u përgjigj se nuk ndryshon mendje për vendimet e tij: lënia pushim e Herri Kejn në ndeshjen ndaj Belgjikës ishte, sipas tij, vendimi i duhur, pavarësish­t humbjes së "Tre Luanëve" dhe mbyllja e fazës së grupeve në vendin e dytë. Golashënue­si më i mirë i turneut u la në bankinë, pasi Sauthgejt preferoi rotacionin (ndeshja nuk vendoste daljen nga grupi, por renditjen e vendeve të para): "Ishte një ndeshje që donim ta fitonim, por po aq e nevojshme ishte të sigurohesh­im që lojtarët tanë kryesorë të pushonin e të kursenin energjitë përpara ndeshjes më të madhe të një dekade për Anglinë, sepse tashmë ishim të kualifikua­r". Pas humbjes, Anglia tani do përballet me një provë të vështirë, kundër Kolumbisë, në 1/8-at e Botërorit, më 3 korrik. E pas paraqitjev­e dinjitoze që anglezët nuk po i shihnin prej vitesh, ndoshta duhet pasur më shumë besim te "Xhentëlmen­i" Sauthgejt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania