Panorama Sport (Albania)

Shpërthen Rivaldo: Të vetmit me 5 yje, respektoni Brazilin

"7-1 ishte aksidental, ne më të mëdhenjtë e futbollit"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Askush nuk mund ta mohojë. Elimin imi i Gjermanisë nga Botërori ka lumturuar shumë tifozë, mes tyre edhe ata brazilianë. Humbja 7-1 në Botërorin e vitit 2014 ishte një njollë e zezë për futbollin në këtë vend dhe ish-kampioni i botës në vitin 2002, Rivaldo ka shpërthyer në "Instagram" pas eliminimit të Gjermanisë. Ai kërkon më shumë respekt për vendin e tij dhe thotë se këta që nisën të jepnin leksione në vitin 2014 tani u shpërfytyr­uan dhe nuk janë shembulli për t'u ndjekur. Shkrimin E tij e ilustron me një foto të Gjermanisë. "Kjo ishte ajo kombëtarja që ne duhet ta merrnim shembull dhe të reflektoni­m? Këta ishin ata që na bënë të shkonim në Europë për të studiuar dhe na thanë se sistemi brazilian i futbollit ishte shkatërrua­r? Të gjithë pas humbjes 7-1 të Brazilit u gabuat. Është e vërtetë që gjithmonë duhet të mësojmë gjëra të reja, por të gjithë ishit shumë të ashpër me profesioni­stët e Brazilit 4 vite më parë dhe thatë se duhet ta shkrinim futbollin. Na thatë se duhet të kishim planifikim­in e kampionëve të Botës, të cilët nuk arritën këtë herë të kalonin fazën e grupeve. Më shumë respekt për brazilianë­t. Doni apo jo, jemi të vetmit me 5 yje në fanellë dhe meritojmë respekt", shkroi fillimisht Rivaldo.

HUMBJA 7-1

Më tej, ai u ndal edhe te humbja 7-1 e Brazilit kundër Gjermanisë. "Unë e kam thënë gjithmonë që ajo humbje ishte aksidental­e dhe nuk ishte momenti për ta bërë tragjike. Nëse do të luhej sërish ajo ndeshje, nuk kishte shanse të përfundont­e në atë mënyrë. E gjithë bota po tenton të fitojë Botërorin, por Brazili ka 5. Dhe do të kërkojmë të gjashtën. Tani jemi në një tjetër betejë, pavarësish­t çfarë ndodh. Ne do të jemi dhe do të vazhdojmë të jemi më të mëdhenjtë e futbollit. Dhe nëse nuk e fitojmë këtë vit, në 2022-shin do të jemi sërish ne pretendent­ë", e mbylli shkrimin e tij Rivaldo.

 ??  ?? Çast nga ndeshja BrazilMeks­ikë 0-0 në vitin 2014
Çast nga ndeshja BrazilMeks­ikë 0-0 në vitin 2014
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania