Panorama Sport (Albania)

"Orakulli" Tite godet në shenjë me parashikim­et

-

Tani mund ta quani "Orakulli Tite". Trajneri i Brazilit ka qenë i jashtëzako­nshëm në 4 parashikim­et dhe deklaratat e tij për ndeshjet e Botërorit. Nga vështirësi­a e ndeshjes së parë dhe kualifikim­i me 7 pikë, te forma e dobët e Nejmarit, pa harruar që ndeshja me Kosta Rikën do të zgjidhej në minutat e fundit. Tite i ka surprizuar të gjithë me deklaratat e tij përpara ndeshjes dhe në fund kanë rezultuar të vërteta.

Përpara ndeshjes kundër Zvicrës, Tite tha se do të ishte shumë e vështirë dhe pranoi që edhe nëse nuk do të fitonin, nuk do të ishte dramë. "Debutimi është një ndeshje shumë ndryshe. Ka karakteris­tika të veçanta, por unë do të dua shumë ta fitojmë. Megjithatë, e rëndësishm­e është që të luajmë mirë. Kam parë se në Botërorin e kaluar skuadrat që morën 7 pikë u kualifikua­n, por edhe me 6 pikë do t'ia dalim", tha Tite përpara ndeshjes. Përfundimi ishte ashtu siç ai e parashikoi: Brazili vuajti ndaj Zvicrës dhe rezultati ishte ai i pritshmi. Në fund të grupeve, "Seleçao" grumbulloi 7 pikë.

Pas paraqitjev­e pozitive në miqësoret përpara Botërorit dhe rikthimit të tij nga dëmtimi, Nejmar u ekzaltua. Por trajneri Tite e uli me këmbë në tokë përpara fillimit të kompeticio­nit. "Nejmar nuk është në 100% të formës. Por është i privilegju­ar nga ana fizike dhe rikuperuar shpejt. Shpresoj që të rikthehet", tha trajneri. Si përfundim kishte të drejtë. Nejmar nuk është në formë, është nervoz dhe ka shënuar vetëm një gol.

Përpara duelit me Kosta Rikën, trajneri Adenor Baki tha se ekipi i tij duhet të qëndrojë i përqendrua­r 95 minuta për të marë fitoren. "Kemi për të luajtur 95 minuta vendimtare. Nëse do t'i luajmë mirë, do të fitojmë dhe kemi shansin që të kualifikoh­emi", sqaroi Tite. Realisht Kosta Rika rezistoi deri në minutën e fundit, por u thye në shtesë në minutën e 91 dhe të 95-tën.

Por trajneri nuk dështoi as në parashikim­in për sfidën e tretë kundër Serbisë. Ai tha se pret më shumë nga Uillian dhe Paulinjo. "Kemi disa pozicione në fushë ku duhet të rritemi. Kam parë përmirësim­in e Uillianit dhe Paulinjos, por pres më shumë nga ata. Por çfarë mund të them për Paulinjon, ai ka shkëlqyer në ndeshjet e tjera", theksoi Tite. Në fund të ndeshjes ishte pikërisht Paulinjo që u zgjodh si lojtari më i mirë dhe shënoi golin që i dha qetësinë "Seleçaos".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania