Panorama Sport (Albania)

Meksikanët përçajnë Nejmarin dhe Titen

Guardado kërkon ndihmën e VAR-it: Kujdes, Ney simulon shumë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Aspekti emocional në një skuadër si Brazili është shumë i rëndësishë­m për të marrë rezultatet pozitive. Dhe këtë e di shumë mirë trajneri i Meksikës, Huan Karlos Osorio, i cili ka punuar te Sao Paolo. Në një intervistë të dhënë për "Union Deportes", ai ka vlerësuar maksimalis­ht Brazilin, por ka zbuluar një bisedë me trajnerin Tite, i cili i ka thënë se lojtari më i mirë në skuadër nuk është Nejmar, por Kutinjo. "Brazili ka një stil krejt ndryshe nga ai i Suedisë. Është ekip më sulmues dhe të lë hapësira. Pak a shumë luan si Meksika. Kjo është një ndeshje e barabartë dhe do të vendoset nga detajet. Por, ata kanë një ekip të fortë në sulm me lojtarë si Nejmar, Kutinjo, Uillian dhe të tjerët. Nëse jemi në një ditë të mirë, mund t'ia dalim. Kam folur me trajnerin Tite pas shortit të grupeve të Botërorit. Ai ma pranoi se lojtari më i rëndësishë­m është Kutinjo dhe jo Nejmar. Ka të drejtë, sepse bën disa role", thotë Osorio, duke dashur të krijojë ujëra të turbullta në kampin e "Seleçaos".

GUARDADO- Futbollist­i meksikan, Andres Guardado, ka kërkuar ndihmën e arbitrave dhe të VAR-it për të ndalur Nejmarin. Në një konferencë nga qendra stërvitore e Meksikës, ai thotë se tani janë të karikuar dhe me besim se mund të bëjnë një ndeshje të madhe. "Ne e dimë shumë mirë të gjithë se si hidhet Nejmar. Por, atë duhet ta gjykojnë arbitrat, që sipas mendimit tim duhet të bëjmë kujdes. Ai i ekzagjeron faullet, por kjo është mënyra e tij e të luajturit. Duhet të jenë arbitrat, ata që ta ndalojnë dhe jo ne lojtarët. Por, Brazili nuk është vetëm Nejmari. Kanë një ekip të fortë, megjithatë ne kemi marrë zemër pas Gjermanisë", tha Guardado.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Trajneri i Meksikës Osorio dhe kapiteni Guardado
Trajneri i Meksikës Osorio dhe kapiteni Guardado

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania