Panorama Sport (Albania)

Gjermania, ja tre emrat për të zëvendësua­r Lëvin

Klop është kandidati më ideal për të drejtuar skuadrën

-

Nuk mund të shkon te më keq aventu ra në Botëror e trajnerit Lëv nën drejtimin e skuadrës gjermane. Ai u akuzua shumë për lënien jashtë të Leroi Sane dhe Sandro Vagner. Trajneri, gjithsesi punoi i qetë, pasi shumë njerëz menduan që, pavarësish­t kësaj, ai do të gjente një mënyrë për të arritur të paktën kalimin e grupeve. Edhe pse ky nuk ishte realisht objektivi i tij dhe skuadrës. Mbrojtja e titullit kampion ishte synimi, por skuadra as që nuk tentoi t'i shkojë afër. Tani besimi i tij është në dyshim. Por, kush janë kandidatët e mundshëm për stolin e kombëtares.

JURGEN KLOP Trajneri i Liverpulit shihet si njeriu ideal për të ringritur skuadrën. Këtë e ka bërë shumë mirë te Borusia e Dortmundit dhe këtë sezon te Liverpuli, ku arriti të shkonte në finalen e Champions-it. Edhe pse e humbi atë në fund kundër Realit, Klop tregoi se di të ndërtojë një grup të bashkuar. MATIAS SAMER

Ish- lojtari i kombëtares dhe Borusias njihet më shumë për aftësinë për të komunikuar me lojtarët. Ai ka qenë për disa vite si këshilltar në stolin e Bajernit. Edhe pse shumë pak e dinë, Lëv filloi pikërisht në këtë pozicion karrierën në stolin gjerman. Ai ishte ndihmësi i Jurgen Klinsmanit në Botërorin e 2006- ës. Më parë kishte drejtuar skuadrën e Dortmundit dhe Shtutgarti­t në kampionati­n gjerman.

MIROSLAV KLOSE Trajneri Lëv e afroi atë në skuadrën përfaqësue­se për të marrë eksperienc­ë. Ai do të fillojë një punë të re në akademinë e Bajernit të Mynihut. Hënes dhe Rumenige i kanë besuar atij zbulimin e talenteve që do t'i shërbejnë skuadrës së parë. Mundësitë janë të pakta që atij t'i besohet një post kaq i rëndësishë­m, por në të ardhmen mund të mendohet që golashënue­si më i mirë në Botëror për "Pancerat" të jetë në stolin drejtues.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania