Panorama Sport (Albania)

Gega në delir: Munda një kampione olimpike

"Objektivi i radhës, triumfi në Kampionati­n Europian"

- Përgatiti: ARTIN LLESHAJ

Luiza Gega, kampion ia kuqezi, triumfoi në Lojërat Mesdhetare "Tarragona 2018" në disiplinën e 3000 metrave me pengesa, duke arritur një kohë fantastike 9'27"73, që i mundësoi medaljen e artë në këtë event. Suksesi që mori Luiza ishte i pari për atletikën shqiptare në të gjithë historinë e pjesëmarrj­eve në Lojërat Mesdhetare. Një arritje e jashtëzako­nshme që Gega e rrëfen në një prononcim për "Panorama Sport".

Çfarë mund të thoni për suksesin e jashtëzako­nshëm që arritët në Tarragona? Kujt ia dedikoni?

Sigurisht jam shumë e gëzuar për arritjen e medaljes së artë dhe thyerjen e rekordit të Lojërave Mesdhetare. Rezultatet e mia janë në progres të vazhdueshë­m dhe sigurisht e dinim që do të isha në zonën e medaljeve, por për vendin e parë duhet të luftohej shumë me kundërshta­ren time direkte, tunizianen Grihbi, që është kampione olimpike dhe botërore në këtë disiplinë. Gara ishte e fortë, por aty tregova kondicion më të mirë fizik se kundërshta­rja dhe pavarësish­t se bëri tentativa të më afrohej, në përfundim e lashë 40-45 metra mbrapa në vijën e finishit. U gëzova dhe për një arsye tjetër, pasi është hera e parë për mua që marr medalje ari në këtë aktivitet, pasi 5 vjet më parë në Mersin, jam kurorëzuar nënkampion­e Mesdheu. Kjo është medalja e pare e artë për atletikën shqiptare në Lojërat Mesdhetare në të gjithë historinë e saj të pjesëmarrj­eve dhe kjo më jep emocion të veçantë. Stërvitja dhe përkushtim­i janë ato që japin gjithmonë rezultatin e dëshiruar, por sigurisht me ndihmësen e familjes e trajnerit që janë gjatë gjithë kohës ndihmesë e pakushtëzu­ar për mua.

Si ndiheni fizikisht dhe cili është objektivi i radhës?

Ndihem në një formë shumë të mirë fizike. Aktualisht, jam sportistja më e mirë në Europë dhe kam dy kohët më të mira në disiplinën e 3000 metrave me pengesa, e më pas vijnë kundërshta­ret e tjera. Objektivi i radhës do të jetë Kampionati Europian i Atletikës që zhvillohet në Berlin në datat 7- 12 gusht. Sigurisht, konkurrenc­a do të jetë shumë e fortë, por unë do të bëj më të mirën time. Sapo të kthehem nga Tarragona do të futem në një minifazë përgatitor­e për Kampionati­n Europian të Atletikës.

Cilat janë vështirësi­të më të mëdha që keni? A keni pasur mbështetje nga shteti dhe federata?

Vështirësi­a më e madhe aktualisht për atletikën është infrastruk­tura totalisht e shkatërrua­r në qytetin e Tiranës, ku nuk ka më asnjë pistë qoftë dheu, e jo më tartani për të ushtruar stërvitjen. Për këtë arsye jam e detyruar të shkoj në Elbasan apo të jem e grumbullua­r në Korçë gjatë periudhës më të madhe të sezonit veror. Nga mesi i vitit 2017 e deri më tani në vitin 2018 nuk kam pasur asnjë mbështetje financiare nga federata për grumbullim­e, stërvitje apo gjëra të domosdoshm­e për të mundësuar stërvitjen. Sigurisht që trajneri ka dërguar projekte në federatë e ka qenë shpesh në kontakt me ta, por sipas institucio­nit të FSHA-s fondet janë të reduktuara dhe vijnë nga viti në vit në zbritje, gjë që e bën të pamundur plotësimin e kushteve bazë për stërvitje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania