Panorama Sport (Albania)

Besart Berisha firmos në Japoni për 4 milionë euro

Sanfrece Hiroshimas, klubi i ri i bomberit prishtinas

-

Besart Berisha largo het nga Australia pas shtatë vitesh të shkëlqyera. Sulmuesi kosovar, i cili ka veshur edhe fanellën e Kombëtares shqiptare, prishi kontratën me Melbërn Viktori dhe zgjodhi të vijojë karrierën në Japoni, pikërisht me skuadrën Sanfrece Hiroshima. Për shtatë sezone biondi prishtinas luajti në tokën e kangurëve dhe shënoi 116 gola në kampionati­n e Australisë, si dhe fitoi dy herë "Këpucën e Artë". Ai theu çdo rekord sa u përket golave, ndërsa arriti të shpallej edhe katër herë kampion me klubet Brisbane Roar dhe Melburn Viktori. 32-vjeçari shpreson që në Japoni të vijojë të jetë në nivele të larta. Ndarja me Australinë nuk ishte e lehtë për Berishën, që në reagimin e tij të parë pranoi se e ka pasur shumë të vështirë për të marrë këtë vendim. "Kam emocione të përziera tani, sepse kam kaluar një eksperienc­ë shumë të mirë në Australi. E kam pak të vështirë, por mendoj se ky është vendimi i duhur për t'u larguar drejt një kampionati më të fortë. Dua të falënderoj tifozët që më kanë përkrahur në momente të mira, por dhe në kohë të vështira", deklaroi Berisha. Sipas mediave australian­e, paga e kosovarit për një vit e gjysmë kontratë në Japoni do të

jetë rreth 4 milionë euro. Ndërkohë, klubi australian, ku Berisha ishte nën kontratë edhe një sezon, pritet të marrë 1 milion euro dëmshpërbl­im pas shitjes së sulmuesit. Trajneri i Melburn Viktori, Kevin Muskat, është i zhgënjyer që nuk do të ketë më në ekip një sulmues si Berisha, por gjithsesi i ka uruar suksese.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania