Panorama Sport (Albania)

Çudia e të kuqve, shkojnë për fazë aty ku nuk ka ekipe

Partizani, në vështirësi për të zhvilluar miqësore

-

Partizani i trajnerit Skënder Gega ndodhet në kulmin e përgatitje­ve për pjesëmarrj­en në Ligën e Europës, ku më 12 korrik, në orën 17:30, presin Mariborin në stadiumin "Selman Stërmasi". Përgatitje­t europiane të kuqtë i kanë nisur më 16 qershor në kompleksin e FSHF-së në Kamzë, ku u përgatitën për një javë. Më pas, më 25 qershor, "demat" i zhvendosën përgatitje­t në Ohër ku stafi e rriti ngarkesën, duke zhvilluar nga dy seanca në ditë. Kushtet që kanë gjetur në Ohër janë të favorshme për ekipin për zhvillimin e seancave stërvitore, por kjo zhvendosje ka brenda edhe një episod të çuditshëm. Zakonisht, për fazat intensive përgatitor­e zgjidhen vende, ku përveç kushteve optimale për stërvitje, të ofrojnë mundësinë për të zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore, të cilat i shërbejnë stafit për të parë se deri ku ka arritur ekipi. Por, Partizani është i destinuar për momentin që të vuajë

organizimi­n e ndeshjeve miqësore, pasi ka zgjedhur për zhvillimin e minifazës përgatitor­e një vend ku nuk gjen dot asnjë kundërshta­r për t'u provuar. Të kuqtë kanë shkuar në Ohër, ndërkohë që skuadrat maqedonase, që janë në aktivitet në këtë moment, e kanë lënë Maqedoninë

dhe përgatitje­t po i kryejnë në Turqi dhe Slloveni. Ndaj, në këto kushte trajneri Skënder Gega dhe stafi i tij është i detyruar që t'i provojë të tijtë në ndeshje kontrolli brenda grupit. Një e tillë është planifikua­r të zhvillohet sot dhe në mbyllje të përgatitje­ve inten-

sive, mund të sigurojnë një miqësore. Edhe një vit më parë, për llogari të duelit me Botev Plovdivin, zhvilluan vetëm një miqësore, ndaj Prishtinës në stadiumin e Laçit.

Maribori- Krejt e kundërta ndodh me kundërshta­rin slloven të "demave", të cilët deri

më tani kanë zhvilluar 5 ndeshje miqësore dhe sot kanë të gjashtë ndaj polakëve të Krakovias. Ja miqësoret që ka luajtur deri më tani kundërshta­ri europian i të kuqve: Maribor-Shmartno 100; Maribor-Kukësi 4-0; MariborVar­dar 3- 3; Maribor- Ural 3- 0; Maribor-Veiz 4-1.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania