Panorama Sport (Albania)

Partizani gjobit Kotobellin

Të kuqtë bllokojnë transferim­in e tij, si dhe paralajmër­ojnë padi civile

- ILIR CARA

Mbrojtësit Blerim Kotobelli do t'i k u s h t o j n ë shumë dy intervista­t e dhëna gjatë qershorit, të cilat të kuqtë i quajnë pa leje, por mes të tjerave pretendohe­t edhe cenimi i imazhit të klubit. Partizani ka reaguar me dorë të hekurt ndaj deklaratav­e mediatike të Kotobellit. Klubi i kuq, duke u bazuar në rregullore­n e brendshme të disiplinës, ka marrë masë të rëndë administra­tive ndaj Blerim Kotobellit, i cili është zyrtarisht nën kontratë me Partizanin deri më 30 qershor 2018. Burime pranë palëve kanë bërë me dije për "Panorama Sport" se vlera e gjobës kap shifrën e 7 mijë eurove (rroga e dy muajve). Masa administra­tive ka të bëjë jo vetëm me dhënien e deklaratav­e për shtyp në mënyrë të paautorizu­ar nga klubi nga ana e Kotobellit, por përmbajtja e tyre përbën dhe cenim të imazhit të klubit, si dhe përhap publikisht informacio­ne që lidhen me marrëdhëni­en kontraktua­le mes palëve. Të gjitha këto rrethana përbëjnë shkelje të rëndë të rregullore­s së brendshme të disiplinës të Partizanit. Megjithatë, burimet sqarojnë se klubi i kuq nuk është mjaftuar me kaq. Përmes një shkrese të përcjellë pranë FSHF-së, Partizani ka kërkuar nga kjo e fundit

bllokimin e regjistrim­it të Blerim Kotobellit, pas datës 30 qershor 2018, me cilindo klub tjetër, vendës apo i huaj, derisa vlera e gjobës të paguhet plotësisht nga lojtari. Pra, sipas Partizanit, Kotobelli figuron lojtar me detyrime të pashlyera dhe derisa ai të

likuidojë klubin për gjobën e marrë, regjistrim­i i tij pas ditës së sotme te klube të tjera nuk mund të realizohet. Veç kësaj, mësohet klubi Partizani po përgatit edhe një padi civile në gjykatën e Tiranës kundër Blerim Kotobellit, për dëmtim të imazhit të klubit përmes

deklaratav­e të lëshuara nga lojtari përgjatë muajit qershor. Në fillim, mbrojtësi akuzoi klubin se e ka keqtrajtua­r, ku akuzonte edhe trajnerët për zgjedhjet që bënin, ndërsa në prononcimi­n dytë ka pohuar se Partizani i detyrohet katër rroga të pashlyera.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania