Panorama Sport (Albania)

Shkëmbi gjen “bomberin” në Brazil, akordi çështje ditësh

Teuta/ Veç Orelesit, negociata edhe me një mbrojtës

-

Teuta po punon me të gjitha forcat për të gjetur një "bomber". Gjatë kësaj kohe janë parë disa opsione, megjithatë Bledi Shkëmbi është joshur prej braziliani­t. Sulmuesi ka një CV të pasur, megjithatë emri mbahet "sekret" për shkak të tratativav­e dhe mungesës së firmës. E vetmja gjë që zbulohet është se bëhet fjalë për një element cilësor, që e njeh mjaft mirë portën dhe stafi teknik beson se me ardhjen e tij do të zgjidhet përfundimi­sht problemi i golit. Aktualisht, bregdetarë­t kanë në dispozicio­n vetëm Latif Amadu për këtë, i cili në edicionin e kaluar ishte golashënue­si i skuadrës me 9 rrjeta. Gjithsesi, në kampin durrsak nuk pritet të afrohet vetëm braziliani (në rast se gjendet marrëveshj­a), pasi drejtuesit po shohin edhe për një tjetër sulmues. Në futboll thuhet shpesh se mbrojtja më e mirë është sulmi dhe, si duket, stafi i ri teknik do të ecë me këtë filozofi. Për më tepër, trajneri Shkëmbi ka qenë një mesfushor cilësor që e njihte mirë portën dhe preferon më tepër një ekip që luan më afër portës kundërshta­re. Deri tani Teuta ka afruar disa lojtarë cilësorë në mesfushë, por kjo nuk do të thotë se do të mbyllet këtu merkatoja për këtë sektor. Shkëmbi kërkon të ketë sa më shumë alternativ­a dhe drejtuesit kanë shfaqur gatishmëri­në për t'ia plotësuar çdo kërkesë. Sakaq, vazhdojnë negociatat me mesfushori­n Nuredin Orelesi, i cili në sezonin e fundit luajti si mbrojtës qendre. Nigeriani vlerësohet nga Shkëmbi, pasi ai e njeh mjaft mirë edhe prej kohës kur luanin te Skënderbeu. Gjithsesi, afrikani nuk është opsioni i vetëm. Në klub janë në bisedime edhe me një tjetër lojtar të repartit difensiv. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania