Panorama Sport (Albania)

Historike, Drita e Gjilanit kualifikoh­et në Champions

Kampionët e Kosovës shkojnë në turin e parë

-

Data 29 qershor 2018 mund të quhet si historike për futbollin e Kosovës, pasi për herë të parë një skuadër e Vala Superligës arrin të kalojë një tur në kompeticio­net e UEFAs. Historinë e shkroi Drita e Gjilanit, që pas një ndeshjeje dramatike ndaj kampionëve të Gjibraltar­it, Linkoln Red Imps, arriti të kalojë turin paraelimin­ator dhe të kualifikoh­et në raundin e parë të Ligës së Kampioneve, ku do të përballet më 11 korrik në Mitrovicë ndaj suedezëve të Malmos. Në debutimin e datës 26 qershor, ku luajtën ndaj andorrianë­ve të Santa Kolomës, gjilanasit fituan me shifrat 0- 2, me të dy golat në kohën shtesë. Ndeshja e djeshme ishte një tjetër histori, pasi Linkoln Red ishte një ekip më i fortë se andorrianë­t.

FITORJA

Pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt, u deshën shtesat dy herë nga 15 minuta që të vendosej LINKOLN - DRITA

GOLAT: Korral 61' / Leci 2', 106' (11-m), Xh.Shabani 120', Neziraj 120+4'

LINKOLN FC: Soler, Chipolina (Garsia 105'), Hernandez, Lopez, Casciaro, Moreno, Kalderon (Korral 46'), Romero (Dos Santos 46'), Oliver, Gamiz, Juanma (Aranda 71'). Trajner: Diego Jimenez

DRITA: Rexhepi, Kuka, Musaj ( Shala 68'), Gërbeshi, Leci, Krasniqi, Limani, Kryeziu ( Livoreka 73'), B. Shabani, Neziraj, Xh. Shabani.

Trajner: Bekim Isufi

GJYQTARË: M.Lukjancuka­s, A.Radius, V.Gerasimov (Lituani) KARTONË TË VERDHË: Kalderon 34', Koral 49', Aranda 83', Gamiz 104' / Leci 40', Kryeziu 53', Musaj 56', Gërbeshi 66', 101' (2), Xh.Shabani 86', Limani 86', Neziraj 78', Rexhepi 111' KARTON I KUQ: Lopez 105' / Gërbeshi 101

fituesi. Mbrojtësi Liridon Leci ishte heroi i gjilanasve, pasi arriti të shënojë dy gola, ndërsa në frymën e fundit, Xhevdet Shabani dhe Haxhi Neziraj vulosën fitoren e madhe. Fillimisht, Leci realizoi pas një goditjeje këndi që në minutën e 2-të. Ndërsa, në kohën

1-4

shtesë kur kronometri tregonte minutën 106- të, Leci ktheu në gol një penallti. Kanë qenë 120 minuta shumë të luftuara, me skuadrat që sikur të mos mjaftonte shtesa, e mbyllën takimin edhe me nga 10 lojtarë. Gjithsesi, në fund rezultati 1-4 i buzëqeshi Dritës së

trajnerit Bekim Isufi. Fillimisht, Leci përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe shënoi pas goditjes me të majtën. Drita i pati shanset të shënonte sërish, por nuk ia doli dhe u ndëshkua pas një pakujdesie në mbrojtje në minutën e 61-të. I aktivizuar në pjesën e dytë, Korral, nderoi

kampionët e Gjibraltar­it. Në shtesë gjithçka u vështirësu­a për Dritën, pasi mbrojtësi Gërbeshi doli me të kuq në minutën e 101- të. Mirëpo, gjilanasit treguan karakter dhe arritën të kalonin në avantazh sërish. Disavantaz­hi numerik u ekuilibrua shpejt, pasi për prekje të topit me dorë doli me karton të kuq edhe lojtari i Linkoln, Lopez. Fundi ishte i gjithi për Dritën, që me golin e Xhevdet Shabanit kaloi në delir. Gjilanasit u bënë të papërmbajt­shëm, pasi shënoi edhe Neziraj, duke përfituar nga shthurja totale e ekipit nga Gjibraltar­i.

 ??  ?? Liridon Leci, heroi i ndeshjes së djeshme
Liridon Leci, heroi i ndeshjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania